E Diel, 1 Nëntor 2026

Asfaltohen 22 km e superstradës Sarandë –Konispol

Aktualisht përqendrimi më i madh i punimeve është të dy urat, ajo e Kanës dhe e kryqëzimit të Delvinës. Superstrada Sarandë- Konispol përbëhet nga dy seksione, Qafë Botë-Krane dhe Krane – Sarandë.

Segmenti me gjatësinë 40 km dhe gjerësi 9.5 m përbëhet nga 2 korsi, ku shpejtësia e lëvizjes është 80-100 km/orë .Vlera e investimit për segmentin Sarandë–Konispol është 29 milion Euro, një investim i përbashkët i qeverisë greke dhe shqiptare.

Punimet për këtë superstradë i ka inspektuar edhe kreu i Transporteve, Sokol Olldashi, i cili është ndalur në segmentin turistik Kanali Cukës – Butrint, ku ka filluar asfaltimi i 3 km të parë.Aktualisht ritmet e punimeve në këtë segment janë shume të mira panvarësisht vonesave që janë shfaqur në realizimin e këtij projekti si pasojë e kalimit të tij në zona që rezultuan arkiologjike.

Projekti u rishikua në tërësinë e tij duke dhënë një zgjidhje përfundimtare rrugës pa dëmtuar vlerat arkiologjike të zonës si dhe parkun e Butrintit. Segmenti Kanali Cukës–Butrin ka një gjatësi prej 12 km dhe gjërësi 9 m. Investimi ka një vlerë prej 1.2 miliard lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›