E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, policia rekord arrestimesh

Dita e djeshme ka shënuar numrin më të madh të arrestimeve të bëra vitet e fundit në Kukës. Ilir Uka, Nuredin Muja dhe Shqet Axhami u arrestuan, pasi ishin dënuar nga Gjykata e Prizrenit. Zenel Meçi u arrestua, sepse udhëtonte me një mjet "Opel Omega", i cili rezultonte i vjedhur në Kosovë. Për të njëjtën vepër është shpallur në kërkim një shtetas tjetër me emrin Vasil Laçi. Edhe në Has dhe Tropojë policia ka ndaluar katër persona për kontrabandë dhe vjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›