Kundërshtoi policinë, arrestohet gruaja
Sarandë
Një grua 41-vjeçare ka përfunduar në pranga pasditen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Borsh. Burime nga Komisariati i Policisë së Sarandës thanë se Alma Beqiri ka vepruar në mënyrë agresive, ndërkohë që policia ishte thirrur në një konflikt të lindur prej kohësh mes saj dhe fqinjit të gruas, për të cilin ajo ka pretenduar se ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ajo ka vazhduar të bëhet pengesë për objektin në proces të fqinjit të vet, edhe kur ai është cilësuar i ligjshëm edhe në rrugë ligjore. Alma Beqiri, thanë burimet nga Komisariati i Sarandës, përveçse ka reaguar dhunshëm dhe ka kundërshtuar veprimin ligjor të forcave të policisë, ka dëmtuar edhe furgonin e uniformave policore, duke qëlluar me gurë mbi të.
#