Riatdhesohet sot marinari i tretë
Anija “Brustel”
Një tjetër mekanik i anijes shqiptare “Brustel”, që vazhdon të qëndrojë në Libi, ka marrë rrugën e kthimit. Mehmet Sylhasani, në orët e drekës së ditës së martë është larguar nga anija drejt aeroportit të Tripolit me transit Turqinë. Burimet nga anija në Libi bëjnë të ditur se ai mbërrin ditën e sotme rreth orës 13.30 në Rinas për t’u kthyer pranë familjes, ku e presin bashkëshortja, dy fëmijët dhe familjarët e tjerë.
#