Pas rizgjedhjes së Ramës
Mentor Nazarko
Pasi Edi Rama u rizgjodh kryetar i PS-së, nëpërmjet votimit një anëtar një votë, duket momenti i përshtatshëm për të arritur në disa përfundime rreth zhvillimeve aktuale dhe të pritshme në partinë më të madhe të opozitës. Dhe në cilësinë e pluralizmit në Shqipëri, të llojit të opozitës në veçanti, tash e tutje.
Së pari, në lidhje me mënyrën e zgjedhjes së liderëve. Partia Socialiste rezulton të mbetet gjithsesi partia më demokratike sa i takon zgjedhjes së numrave një të partive në thuajse 20 vjet tranzicion. Pavarësisht dyshimeve të forta për llojin e garës që u zhvillua midis Lakrorit dhe Ramës, forma e zgjedhur për garën dukej diçka moderne dhe e paparë ndonjëherë në historinë e garave të partive politike në Shqipëri. Megjithëse oponenca e Lakrorit dukej me profil të ulët mediatik (d.m.th. nuk kishte kritika të personalizuara për Ramën), praktikisht me trajtimin konceptual të problemeve të PS, ai tregoi se në PS ka akoma liri më shumë se gjetkë. Imagjinoni nëse në këto lloj tryezash do të ishte Blushi apo Malaj, sesa interesante do të ishte gara në pikëpamje të spektakolaritetit apo të agonizmit. Por nëse ata nuk morën pjesë, kjo nuk duket megjithatë faji i Ramës. Nano si kryetar partie dhe shef i ekzekutivit kishte më shumë instrumente presioni në dorë ndaj delegatëve sesa kryetari Rama sot në opozitë, por kjo nuk pengoi as Ramën, as Meidanin që të konkurronin në kongres përballë tij. Duke përfshirë pra dhe garimet e Meidanit dhe Ramës përballë Nanos, apo të Ramës përballë Meidanit, praktikisht vetëm PS-ja ka patur garë të vërtetë në ballafaqimet për kreun e partisë, megjithëse praktikisht rezultati ka qenë thuajse i ditur gjithmonë. Nuk ka ndodhur asnjëherë kjo me PD-në, me gjithë kritikat serioze të Butkës ndaj Berishës në një kongres apo oponencën e Pollos, që u tërhoq nga gara në momentin e fundit. Ndërkohë me gjithë këto elementë pozitivë të PS-së, në të gjithë historinë e pluralizmit shqiptar praktikisht asnjëherë sfidantët nuk kanë mundur kryetarët në fuqi, të cilët ose janë dorëhequr ose kanë ndenjur pa lëvizur, dëshmi e përbashkët e mungesës së hapësirës demokratike të nevojshme dhe të mjaftueshme për sfida reale lidershipi brenda partive.
Një dilemë tjetër që ka shoqëruar zgjedhjen e Ramës është ai që lidhet me gjatësinë e mandatit të Ramës pas rizgjedhjes. Rivalët e tij thonë se mandati i tij tani duhet të jetë dy vjet, aq vite sa i mbeteshin nëse mandati nuk do të ndërpritej. Ky është një arsyetim që nuk qëndron, qoftë sikur Rama të zgjidhej nga kongresi, qoftë nga elektorati. Duke bërë krahasimet me sistemin shtetëror, në rastin e ndërprerjes së mandatit të Ramës kemi të bëjmë me zgjedhje të parakohshme. Edhe sikur kongresin ta krahasojmë me parlamentin, apo dhe sikur anëtarësinë socialiste me elektoratin në përgjithësi, rasti i votimit aktual në PS i ngjan zgjedhjeve të parakohshme, ku fituesi i tyre i zgjedhur nga parlamenti apo nga trupa elektorale në përgjithësi, Ramës i bie të konsumojë një mandat të plotë.
Opozita e Ramës
Por le të merremi me atë sesi pritet të jetë ky mandat i Ramës. Fillimi i mbarë gjysma e punës. Po a duket fillim i mbarë kjo pjesë e mandatit të Ramës apo periudha midis 28 qershorit dhe rizgjedhjes së Ramës?
Rama nuk duket se ka koniunkturë të favorshme ndërkombëtare në lidhje me bojkotin e parlamentit, kështu që ai mund ta sjellë erën në favor të tij, vetëm nëse krijon shtjellë të brendshme mbështetëse të bojkotit. D.m.th. nëse ai arrin të sjellë popullin në sheshe etj. Kjo duket diçka realisht e vështirë, apo nuk ndihet në ajër.
Ndërkohë nuk duket se ka strategji dalëse për t’i dhënë fund bojkotit, që nëse zgjat mbi 6 muaj sjell fundin e mandatit të deputetëve sipas Kushtetutës së vendit, nenit 71, paragrafi 6. A thua Rama kërkon të sfidojë parlamentin duke e zgjatur bojkotin në 6 muaj, diçka që i bie të krijojë pështjellim institucional prej nevojës për zëvendësimin e tyre? Ndoshta do të ishte më mirë që deputetët të hynin në Parlament seancën e parë, për të marrë mandatin, filluar rrogën e re dhe pastaj të vijonin bojkotin. Mungesa e rrogës në veçanti, mund të dobësojë moralisht frontin pro bojkotit në gjirin e deputetëve të PS-së, veçanërisht të rinjve që mbahen vetëm me rroga. Ndërkaq me përjashtim të ndonjë emisioni televiziv ku kemi parë probleme me kutitë e Shkodrës, PS-ja nuk po arrin të sjellë prova në favor të pretendimit të saj se zgjedhjet u manipuluan. Është e vërtetë se provat janë brenda në kuti, por nuk shihet mekanizmi që do të detyrojë PD-në të hapë ato. Apo dhe LSI-në, të cilës i bëhet presion veçanërisht me kutitë e Tiranës.
Ndërkohë, ndonëse Rama fitoi me një shumicë dërrmuese përballë Lakrorit, dëshmi e mbështetjes së fortë për të në bazën socialiste, ka dyshime të arsyeshme nga mendje të ndritura, intelektualë të shquar të diasporës socialiste, pra nuk ka mjaftueshëm besim se ai do të arrijë ta mundë Berishën në një përballje tjetër. Pse janë të arsyeshme këto dyshime?
Sepse Rama nuk po bën opozitë të fortë as tani, hiq shfaqjen në gjuhën e tij të trinomit Berisha-Nano-Meta apo disa ekstremizmave verbalë. Nuk ka qëndrime të artikuluara për programin e qeverisë, momenti më i rëndësishëm për opozitën për të bërë opozitë me përjashtim të ndonjë artikulli në gazetë apo daljeje të ndonjë zëdhënësi turni. Nuk kemi reagime për vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë që konsideron Mediun si politikan me imunitet, gjë që sjell të paktën përkohësisht pushimin e çështjes penale ndaj tij. Vetëm dje pati një reagim të vonuar për zbardhjen e këtij vendimi. Rama nuk reagoi në kohë as për manovrat e Berishës me Kosovën, me ftesat për Haradinajn, manovrat me LDK-në, bllofin e tij me bashkimin kombëtar etj., etj.
Ndërkohë nuk po shihen nga Rama as hapat e duhur për forcimin e së majtës. Rama po e nis hapjen e PS-së nga kontaktet me faktorë të tjerë të djathtë, apo me partitë e tjera të majta, diçka largpamëse prej tij. Ndërsa Berisha afron LSI-në dhe e fut në qeveri, është plotësisht e logjikshme që Rama për simetri të hapet drejt së djathtës që është më djathtas se Berisha. Pra, drejt LZHK-së, PDK-së apo partisë së Ngjelës. Pse jo dhe ish-pronarëve, apo të grupimeve të gjithë ndjeshmërive sociale, që janë kundër kësaj shumice sot. Por kjo hapje nuk ka kuptim nëse Rama nuk arrin të bashkojë PS-në më së pari. Rama duhet të përfshijë me çdo kusht në projektet e ardhshme të gjithë zërat kundër tij në PS. Kjo mund të bëhet ose pa ndryshime statutore, pra duke i dhënë atyre rolet që meritojnë në drejtimin e PS-së, apo qoftë me pranimin e fraksioneve brenda PS-së me rregulla të qarta. Pranimi i fraksioneve, megjithëse eksperimentim i parë i këtij lloji, duket hipotezë më e mirë sesa përjashtimi i rivalëve. Shpërndarja e votës së majtë në disa subjekte që e urrejnë njëri-tjetrin më shumë se ç’urrejnë Berishën, po rezulton fatale që nga 2005 deri më sot dhe nesër do të ishte më fatale. Nëse e majta ka më shumë vota se PD, por PD fiton zgjedhjet falë ndarjes së të majtës, atëherë imperativ i kohës është bashkimi real i të gjithë po ama të gjithë ndjeshmërive të së majtës.
Rama duhet të ketë parasysh dhe një të vërtetë tjetër historike. Qoftë Berisha në 1992, në 2005, qoftë Nano në 1997 kanë arritur të vijnë në pushtet vetëm duke e hapur partinë, duke thirrur afër vetes të gjithë rivalët, të gjithë ndjeshmëritë politike kundër qeverisë, pa asnjë lloj kompleksi. Ata i kanë nisur praktikat e përjashtimeve vetëm pasi ata kanë ardhur në pushtet. Ramës mund t’i duket tërheqëse perspektiva e përjashtimit të rivalëve, por një veprim i tillë do të ishte përfundimisht shkatërrimtar për perspektivën e ardhjes së të majtës në pushtet. Por dhe për fatin politik të Ramës.