E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas takimit me qytetarët e Vlorës, Kryeministri Berisha iu përgjigj interesimit të mediave lokale. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh: "Eshte një rast i veçantë tu përcjellë qytetarÃ

Pas takimit me qytetarët e Vlorës, Kryeministri Berisha iu përgjigj interesimit të mediave lokale. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh:

"Eshte një rast i veçantë tu përcjellë qytetarëve të Vlorës, nëpërmjet valëve të ekraneve tuaja, përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë për të gjithë mbështetjen e madhe i dhanë Partisë Demokratike, si dhe për tu adresuar ftesën të vazhdojmë së bashku në koalicionin më të gjerë dhe më të fuqishëm prej 10 forcash politike, që vendi ka njohur në tërë historinë e tij.

Jam gjithashtu këtu për tu zotuar para të gjithë qytetarëve të Vlorës se si kryeministër i vendit do të mbështes me të gjitha financimet e nevojshme çdo projekt të kryetarit të ardhshëm të bashkisë së Vlorës, zotit Kreshnik Alimerkaj, për shërbimet ndaj qytetarëve, për jetën kulturore të këtij qyteti, jeten turistike, për shkollat moderne dhe infrasturkturen e qytetit dhe projekte të tjera të mëdha, të cilat i japin një impuls të fuqishëm zhvillmit të Vlorës si qytet dhe rreth.

Brenda një harku kohor 15 ditor, ketu inagurohet impianti për përpunimin e ujrave të zeza, jashtëzakonisht i rëndësishëm për pastërtinë e brigjeve dhe ujrave të Vlorës. Firmoset gjithashtu kredia për ujësjellësin e Vlorës prej 26 milion euro, me të cilën synohet ujë 24 orë për këtë qytet, pritet shiriti i inagurimit të autostradës Vlorë-Fier me 4 korsi, e cila është fituar nga njëra prej kompanive më të fuqishme të Evropës dhe qe do te katerfishoje lëvizjen e njerezve dhe të mallrave ne Vlore. Porti i Vlores dhe modernizimi i tij është projekti tjetër i shpejtë që do të nisë.

Unë gjithashtu do ti premtoj Kryetarit të ardhshëm të Bashkisë që në projektin, që nis nga mesi i këtij viti, për asfaltimin e 6000 km rrugë dytësore dhe rurale, Vlora do të ketë përparësi dhe qeveria do ta mbështes zotin Aliomerko për të asfaltuar, sipas standarteve më të mira, të gjitha rrugicat e këtij qyteti.

Përapara se të vij këtu pashë në media ish kryetarin e Bashkisë Gjika, i cili i drejtohej stafit të tij. Ai thoshte se neser do të vizitojmë rrugën e Karabashit, e cila, thoshte për hir të së vërtetës është ndërtuar 4 vjet me pare dhe është prishur dhe unë do ta bëj që të mos prishet. Sigurisht ata që zbatuan moton vjedhim dhe punojmë, ata i bënë punët si veli i Penelopës. Le ta lëmë se ai është në ditët e fundit të fushatës së tij dhe duket se në tërësi është i dështuar në projekte dhe për më tepër përfaqëson ata të cilët i nxorrëm në pension. Si përfaqësues i Mezanit është e vështirë që ai të mbledhe vota.

Le të angazhohemi në modernizimin e shkollave. Zoti Alimerko ju kërkoj që të ndërtoni shkollat e reja në mënyrë që në klasat e këtij qyteti të mos kene më shumë se 30 nxënës. Në të gjitha shkollat do të vendosim internetin, sikundër do të fuqizojmë më tej universitetin e Vlorës.

Vlora ka potencialin e vet në aspektin turistik. Ne do të krijojmë të gjitha mundësitë që ky potencial të shpaloset me shpejtësi. Ka një rritje të ndjeshme prej 30 perqind të turizmit vitin e kaluar. Në Vlorë ka patur një rritje të madhe të shitjes së apartamenteve, pas këtij fluksi të madh turistik. Më të mëdha do të jenë prurjet për vitin që vjen. I ftoj qytetarët e Vlorë që të vazhdojmë së bashku sepse ne të gjithë e duam Vlorën, e duam Shqipërinë, por akoma më shumë duam një Vlorë të begatë, një Shqipëri të begatë.

Qeveria ka një program të gjerë, i cili serish e theksoj ka si bosht kryesor luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Korrupsioni është një kancer i vërtetë, ndaj të cilit lufta nuk duhet ndërprerë asnjëherë. Dhe ne nuk do ta ndërpresim. Ne ia dolëm gjatë këtij viti të ulim koston e prokurimeve publike me 25 perqind, por ka ende vend që të punojmë. Me kënaqësi dua tu informoj ju se në fund të shkurtit do të zbatohet programi i prokurimit elektronik, ku vlerësuesit nuk do të gjejnë dot më e kujt është oferta dhe në këtë mënyrë do ti japim një shmangie të madhe mundësisë për korrupsion në prokurimet publike. Do të vazhdojë të përcaktojmë procedurat e qarta për provimet universitare. Atë që bëmë për maturën dhe për provimet e pranimit, atë do të bëjmë për provimet e universiteteve.

Do të vazhdojmë të bëjmë transparente çdo procedurë. Të ndjekim cdo procedurë në mënyrë që të lehtësojmë ndëshkimin që korrupsioni iu bën qytetarëve shqiptarë. Kjo ka efekte te mëdha direkte. Për nje vend si Shqipëria 600 milion janë një shumë e madhe. Me këto 600 milionë euro që ne ia dolëm të kursejmë duke ulur kostot e prokurimeve me 25 perqind, duke ulur shpenzimet operative në zyrat e administratës nëpër ministri. Në Këshillin e Ministrave shpenzimet janë ulur me 52 perqind. Pra, vetëm nga këto shpenzime në tërë administratën janë kursyer qindra milionë lekë, ndërsa janë shpëtuar nga kontrabanda qindra milionë të tjera. Janë zhdoganuar dy mijë ton kafe më shumë, janë zhdoganuar 33 mijë tonë naftë më shumë, janë zhdoganuar qindra ton cigare më shumë dhe prapë kjo do të thellohet. Zero tolerance është përpjekja jonë. Kjo shumë u shndërrua në një mirësi të madhe për të gjithë qytetarët, rritem pensionet dhe nuk ka pension në qytet nën 100 mijë leke (të vjetra) dhe në fshat nën 50 mijë leke (të vjetra).

Po ashtu do të vazhdojë skema e kafshatës dhe ndihma ekonomike. Mund të gjeni akoma biznesmenë që marrin ndihme ekonomike. Por kjo do të marrë fund. Ne do ta rrisim ndjeshëm. Nuk mund të ecet në këtë mënyrë, që disa të notojnë në vaska floriri dhe disa të vuajnë nga urija. Nuk është kjo Vlora që duam dhe as Shqipëria që duam. Ne kërkojmë që të kemi një shoqëri që të kenë shpërndarje më të barabarta dhe këtë po e realizojmë dhe këtë do ta realizojmë.

Rritja e pensioneve dhe shpërblimi i fundvitit shënojnë 94 milionë euro. Kjo nuk është një shumë e vogël për buxhetin. Ne do të vazhdojmë rritje pensionesh rrogash, rritje ndihme ekonomike, do të shkojmë drejt dyfishimit të investimeve për arsimin, për shëndetësinë dhe dua tu garantoj se në qender të vemnedjes sonë eshtë dhe mbetet jeta e përditshme e qytetarëve shqiptarë.

Me paratë e kursyyera ne ia dolëm të bëjmë punë publike në rrugë më shumë se në 50 vitet e fundit. Kontratuam dhe filluam punën në autostradën Durrës-Morinë. Të dielën ndodh shpërthimi i parë i tunelit më të gjatë në Ballkan. Në 10 ditëshin e dytë të shkurtit inagurohet autostrada Vlorë-Fier. Së shpejti do të inagurohen fillimi i punimeve për autostradën Korçë-Qafë Thanë. Nga mesi i vitit do të nisë një projekt i madh prej 6000 km rrugë rurale, ku do të përfitojnë në rradhë të parë zona bujqësore dhe turistike. Do të ndërtohen rrugë dytësore nëpër qytete për ti nxjerrë qytet tona nga balta. Gjatë këtyre 4 viteve, do të investohen mbi 1.4 miliard euro për projektet e medha për rrugët. Po ashtu të mëdha janë edhe projektet në enegjitike. Këtë vit ne mbetemi të vendosur se objektivi më i madh i qeverisë është 24 orë drita për qytetarët shqiptarë. Para zgjedhjeve ne e premtuam këtë për zonat turistike. Nuk e mbajtëm vetëm për zonat turistike, por e mbajtëm për të gjithë Shqipërinë. Ndodhi kjo që ndodhi për dy shkaqe madhore. E para, besoj se jeni dakort se një thatrësirë e tillë nuk është regjistruar në kujtesën e qytetarëve, së dyti kontratimet e 200 mije megavat, sa dy herë prodhimi në TEC-in e Vlorës, nuk u zbatuan nga kompanitë, sepse pati një rritje të madhe të cmimit të energjisë dhe ato pranuan të paguajnë gjobën që ta shesin energjinë me nje cmim 2 apo 3 herë më të lartë. Por, nga ana tjetër, kjo të bëhet një mësim i madh, që do të thotë se Shqipëria duhet të përqëndrohet në të gjithë potencialin për prodhimin termik të energjisë. Vendi nuk mund të rrijë në mëshirën e thatësirës. 17 milion Kw/orë kemi dhënë cdo ditë, por kjo nuk ka mjaftuar, sepse ka një rritje të madhe të konsumit dhe kjo do të përballohet me ndërtimin e TEC në Vlorë, me ndërtimin e 2 TEC-ve në Fier, TEC-it në Porto Romano. Do të përpiqemi për TEC në Elbasan dhe në Shkodër. Të ndërtojmë dhe, në rast se kemi mbiprodhim, do ta eksportojme, por me e rendesishme eshtë që të mos biem në krizë. Dotë krijojmë parqe industriale në Vlorë, Durrës, Berat Korcë, Fier, do të krijojmë një infrastrukturë dhe të ecim në principin e tyre privat sepse menaxhohen më mirë, në mënyrë që të krijohen gjeneratorë punësimi për qytetarët shqiptarë.

Ky vit ka rritur shumë kredencialet e Shqipërisë dhe të qeverisë së saj. U nënshkrua MSA, Shqipëria u vlerësua si një vend që mund të marrë ftesën në Samitin e ardhshëm të NATO-s për anëtarësim të plotë. Vlerësimet për Shqipërinë janë maksimale. Ajo cka ka rëndësi për Shqipërinë është se është trefishuar kredia për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe kjo është më pozitivja. Ne do të dyfishojmë investimet këtë vit më shumë se vitin e shkuar.

Unë ju bej thirrje qytetarëve të Vlorës të votoni për zotin Kreshnik Alimerko dhe unë do ta mbështes atë në të gjitha përpjekjet e tij për ta ndryshuar Vlorën dhe për ta bërë atë një nga qytete më të zhvilluara, një qytet i cili ju garanton qytetarëve të vet të gjitha shërbimet që meritojnë."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›