E Diel, 1 Nëntor 2026

Studenti i regjisë nga Tirana fiton 1. 750 euro

 

Pas një odiseje në dy emisione Albano Jahja fiton 650 euro. Andi Skënderi pajtohet me 250 euro. Ndërsa Jonid Jorgji fiton 1. 750 euro. Tre kandidatët nga Tirana falë përgatitjes arsimore dhe eksplorimit të njohurive, ishin ata që rrëmbyen fitoret e mundshme. Emisioni i popullarizuar “Kush do të bëhet milioner”, tashmë si një mik i çdo shtëpie shqiptare, ka arritur në edicionin e tetë. Të tjera emocione u shfaqën mbrëmë në orën 21.00 në ekranin e Tv Alsat. I mbetur nga emisioni i shtatë Albano Jahja vazhdon garën. Më në fund fiton 650 euro. Në këtë episod u shpërfaqën kuriozitete, shpjegime e përgjigje të tjera që e bëjnë teleshikuesin e vëmendshëm përgjatë një ore! Mbrëmë mësuam se Pinokun e dallon hunda e gjatë, loja e Ping-pongut nuk është zbuluar në Kinë, nomadët arabë quhen beduinë, ngjyra e vërtetë e “kutisë së zezë” është e portokalltë, “Qyteti i ndaluar” në Azi është Pekini, se Sirimavo Baudamaraike është kryeministrja e parë femër. Andi Skënderi nga Tirana, student i elektroteknikës në përballje me dijen dhe rregullave të konkurrimit mundi të fitojë 250 euro. Studenti i regjisë Jonid Jorgji ishte kandidati i dytë në rrethin e të përzgjedhurve të emisionit të tetë. Si një regjisor filmi i ardhshëm Jonidi arriti të jap maksimumin e përballjes. Falë njohurive të tij ai arriti të fitojë krahasimisht 10 metra film, për të zhvilluar një pjesë të dokumentarit mbi violinistin Tedi Papavrami.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›