Pas zbulimit të varrezës masive me të ekzekutuar nga regjimi komunist, ish të përndjekurit këmbëngulin për miratimin e ligjit të “Dosjeve”

Zbulimi i varrezës masive pranë Malit të Dajtit pikërisht në kohën kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për lustracionin ka ngjallur reagimin e ashpër të ish-të përndjekurve politikë në gjithë vendin. Dega e kësaj shoqate në Shkodër, kërkon gjetjen e formave të tjera për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve si dhe zbulimin e të gjitha varreve ku ndodhen eshtrat e të dënuarve padrejtësisht nga regjimi. Rrëzimi i ligjit të lustracionit nga Gjykata Kushtetuese nuk është i drejtë për më shumë, ata mund të largoheshin me nder, pasi mandatet e tyre janë pranë skadimit. Ndërkohë në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi. Sipas tij, ligji i lustracionit synon vetëm largimin nga politika dhe administrata e lartë e atyre që kanë qenë pjesë e këtyre vendimeve makabër. Ligji i lustracionit ishte vetëm për të larguar ata që kanë qenë pjesë e ekzekutimeve nga postet publike. Por varreza e zbuluar pranë malit të Dajtit nuk është e vetmja. Vetëm pak kohë më parë në Qarkun e Elbasanit është zbuluar një tjetër varr masiv në Kodrat e Krastës, vend i njohur për eleminimin e kundërshtarëve të regjimit komunist. Ndërkaq, zonën në periferi të kryeqytetit ku u zbuluan eshtra njerëzish që mendohet të jenë të ekzekutuar të kohës së diktaturës, e kanë vizituar dhe përfaqësues të shoqatave të ish-të përndjekurve politikë. Sipas tyre ky vend dëshmon qartazi arsyen se përse ligji për lustracionin tashmë duhej të ishte pjesë e shoqërisë. Dalja në dritë e eshtrave u bë falë iniciativës private të një qytetari nga Tirana, që po kërkonte prej kohësh eshtrat e babait të tij. Zona e malit të Dajtit njihet prej kohësh si një zonë ku janë ekzekutuar edhe shumë njerëz të tjerë në kohën e regjimit komunist. Ndërkohë po këtu, rreth 6 vjet më parë janë zbuluar edhe 7 skelete të tjerë që i përkisnin kohës së sistemit diktatorial....