E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasagjerët e marrë “peng” do të udhëtojnë drejt Bolonjës

Lajmin e ka bërë të ditur kompania ajrore "Albanian Airline", e cila ka theksuar se pasagjerët do të udhëtojnë rreth orës 11:30. "Të 110 pasagjerët janë mirë dhe mbrëmë janë akomoduar në një hotel fare pranë aeroporitt të Bratislavë, ndërsa sot në 11.30 ata do të fluturojnë drejt Bolonjës", thanë burime nga kompania në fjalë. Kompania ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e pasagjerëve, ndërkohë që punonjës të saj i kanë akomoduar ato në Sllovaki. Udhëtarët do të kthehen falas për në Itali si dhe të gjitha shpenzimet e tjera të udhëtimit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ralf Gjoni deklaroi sot se "që me marrjen e informacionit, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka nisur në drejtim të Bratislavës, z Egin Ceka, të Ngarkuarin me Punë të vendit tonë në Vjenë". Sipas tij "për menaxhimin e situatës së krijuar janë angazhuar autoritetet dhe ambasada shqiptare në Pragë, si dhe Konsulli dhe Ambasadori sllovak në Tiranë".                                                                                               

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›