E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i "Albanian Airlines", zbulohet urdhri: Avioni nuk duhet të fluturonte

Avioni i shoqërisë ajrore "Albanian Airlines" që përfundoi në Bratislavë kishte urdhër që të mos udhëtonte për arsye teknike. "Ora News" disponon urdhrin e dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil sipas të cilit ky avion nuk duhet të udhëtonte për shkak të problemeve teknike që kishte shfaqur më parë. Por ky urdhër është thyer dhe "Albanian AirLines" e ka nxjerrë atë për fluturim. Në këtë mënyrë, devijimi nga Bolonja në Bratsilavë është vetëm një pjesë e skandalit tashmë të kësaj shoqërie. Një shoqëri që është bërë shqetësim edhe nga Komisioni Evropian duke e rrezikuar ta fusë në listën e zezë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›