E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhi: Duhet të shkojmë përpara

Dariel Sina na shpjegon se Greqia duhet të zgjedhë diversitetin kulturor në vend të margjinalizmit kulturor. “Duhet të shkojë përpara e jo pas. Nëpërmjet këtij projektligji, Greqisë i jepet mundësia të tregojë se është vendi ku lindën Lojërat Olimpike, vendi i filozofëve të parë dhe i filozofive të tyre”, thotë Darieli. Ndërkohë ai beson se nëse Greqia nuk u jep të rinjve të drejtën e integrimit në mënyrë të barabartë me grekët, në të ardhmen do të ketë shumë probleme në konfliktet e civilizimeve të ndryshme. “Duhet që në këto momente të merren masa, që do t’i japin shpresë dhe një mesazh brezit të emigrantëve, që ky vend është edhe atdheu juaj”, shton më tej. Për sa i përket frikës së atyre që flasin për rrezikun e shndërrimit kombëtar, nga kjo rrymë e madhe dhe e pakontrolluar emigrantësh, juristi përgjigjet: “Projektligji u jep siguri edhe këtyre fakteve. Greqia nuk humb sovranitetin e saj nga legalizimi i emigrantëve, ashtu siç duan të shprehen disa”, përfundon ai.
Marrë nga Eleftherotipia Dina Karaztiou, Christos LiatsisPërgatiti: Aleksandër Marku

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›