Sartori: Bogdani nuk lëviz nga Kievo
Ditët e fundit është folur në
media italiane edhe për
një kalim të mundshëm
të sulmuesit shqiptar, Erjon Bogdani,
nga Kievo e Serisë A te Çitadelës
në Serinë B. Por, drejtori
sportiv i Kievos, Xhovani Sartori,
kur është pyetur për këtë, ka
filluar të qeshë, si të bëhej fjalë
për një barsoletë. "Iori te Kievo,
Bogdani te Çitadela? Bogdani
nuk lëviz, nuk dëshiron të lëvizë.
Është më e lehtë të shkoj unë në
Hënë, se sa ai te Çitadela. Vitin
e kaluar, sa për të qenë të qartë,
Bogdani ka refuzuar Lacion". Kjo
përgjigje ka qenë një mënyrë e
mirë për të përgënjeshtruar zërat
e kohëve të fundit për një largim
të shqiptarit nga Kievo. Ndërkohë
që për momentin duket se
është forcuar së tepërmi rivaliteti
për vendin e titullarit mes Bogdanit
dhe Granoke, sulmuesit që
ka ardhur gjatë merkatos së verës
te veronezët.
media italiane edhe për
një kalim të mundshëm
të sulmuesit shqiptar, Erjon Bogdani,
nga Kievo e Serisë A te Çitadelës
në Serinë B. Por, drejtori
sportiv i Kievos, Xhovani Sartori,
kur është pyetur për këtë, ka
filluar të qeshë, si të bëhej fjalë
për një barsoletë. "Iori te Kievo,
Bogdani te Çitadela? Bogdani
nuk lëviz, nuk dëshiron të lëvizë.
Është më e lehtë të shkoj unë në
Hënë, se sa ai te Çitadela. Vitin
e kaluar, sa për të qenë të qartë,
Bogdani ka refuzuar Lacion". Kjo
përgjigje ka qenë një mënyrë e
mirë për të përgënjeshtruar zërat
e kohëve të fundit për një largim
të shqiptarit nga Kievo. Ndërkohë
që për momentin duket se
është forcuar së tepërmi rivaliteti
për vendin e titullarit mes Bogdanit
dhe Granoke, sulmuesit që
ka ardhur gjatë merkatos së verës
te veronezët.