Makina pa targa zbulon tre grabitësit e bankës
Makina e përdorur në krim zbulon tre autorët e grabitjes së bankës në autostradë, ngjarje e ndodhur katër ditë më parë në Tiranë.
Dashamir Biçaku
Tre të dyshuarit si autorë të krimit u ndaluan dje nga policia e Tiranës, pas një urdhri të firmosur nga Prokuroria e kryeqytetit. Të dyshuarit akuzohen se kanë kryer grabitjen e filialit të bankës në kilometrin 7, të autostradës Tiranë-Durrës, pranë fshatrave Domje e Kashar ku u vodhën 1 milion lekë të reja. Fatjon Karanxha 22 vjeç, Luan Kuçi 22 vjeç, të dy nga Domja, si dhe Edmir Shehi, 18 vjeç nga Dibra, banues në Yrshek, u ndaluan dje pasdite nga komisariati i policisë nr.6, pas urdhrave të arrestit të nxjerrë nga Prokuroria e Tiranës. Të tre të ndaluarit akuzohen nga policia dhe prokuroria, për grabitjen me armë të degës së një banke, në fshatin Kashar në segmentin e rrugës dytësore Tiranë-Durrës. Edmir Shehi dhe Luan Kuçi janë kapur nga policia e kryeqytetit në një banesë Yrshek, tek disa të afërm të tyre. Personi i tretë i ndaluar, Edmir Shehi është arrestuar nga policia, në një fshat në rrethin e Dibrës, ku qëndronte i fshehur prej më tepër se katër ditësh që prej kohës kur mori pjesë në grabitje. Policia konfirmoi se ka mundur të sigurojë prova të mjaftueshme, që zbardhin përfshirjen e plotë të tre të ndaluarve në grabitjen e filialit të bankës në autostradë. Gjatë ndalimit të tre personave të dyshuar, policia u ka bllokuar atyre një automjet, një maskë, kapele, një palë doreza, si dhe sende të tjera të përdorura nga të dyshuarit në grabitjen e kryer të premten e javës së kaluar në filialin e bankës. Sipas policisë, tre personat akuzohen për grabitje me armë në bashkëpunim të bankave, kanosje dhe armëmbajtje pa leje në bashkëpunim. Ndalimi i tyre është pohuar dje për mediat nga policia e kryeqytetit, e cila tha se tre personat pasi kanë kryer grabitjen janë larguar me një automjet në drejtim të Domjes. Mjeti në fshatin Domje është braktisur dhe më pas ata kanë marrë një mjet tjetër dhe janë larguar në drejtim të Yrshekut, ku janë strehuar në shtëpinë e të afërmeve të një prej autorëve të krimit.
Zbulimi
Të premten në mesditë, dy persona të paidentifikuar hynë në bankë dhe në presionin e një arme zjarri dhe shkopit të bejsbollit, detyruan arkëtaret t’iu dorëzonin paratë. Në grabitje e sipër një nga punonjëset është shtyrë nga autorët ndërsa po tentonte të shtypte butonin e alarmit. Pas marrjes së 1 milion lekëve të reja, autorët janë larguar në drejtim të Domjes ku braktisën makinën pa targa që përdorën deri në këtë moment. Ky mjet është marrë nga hetuesit dhe është verifikuar në doganë, në pikën hyrëse të tij. Aty hetuesit kanë zbuluar personin që e kishte futur atë në Shqipëri, i cili është gjetur dhe pyetur nga policia duke treguar se kujt i përkiste automjeti, ndërsa ka mbetur i habitur duke kërkuar të mësonte përse i duhej policisë kjo e dhënë. Ky informacion i ka mjaftuar policisë për të ngritur dyshimet e para rreth autorëve të grabitjes. Personi që kishte makinën në dorëzim nuk u gjet në shtëpinë e tij pas një kontrolli të bërë aty dhe kjo i shtoi akoma më shumë dyshimet e policisë. Agjentët e zyrës së grabitjeve dhe inspektorët e zonës, kanë marrë të dhëna mbi lidhjet shoqërore të personit të dyshuar, duke zgjeruar edhe rrethin e të dyshuarve. Kontrollet në banesat e miqve të tij të ngushtë, kanë zbuluar se edhe këta persona kishin ikur nga banesat e tyre. Informacionet e marra nga hetuesit dhe policia e komisariatit nr.6, mbrëmjen e të hënës, kanë finalizuar aksionin. Bashkë me urdhrat e arrestit të lëshuar nga prokuroria personat janë kapur në Yrshek dhe Dibër, ndërsa të treve u është komunikuar akuza e rëndë e grabitjes me armë në bashkëpunim, armëmbajtjes pa leje, si dhe e kanosjes për shkak të detyrës së një punonjëseje të bankës.
Mjetet e grabitjes
Policia ka bllokuar në banesat e të arrestuarve disa nga mjetet e përdorura në grabitje, si një maskë, dy kapele të bardha, një palë dorashka, si dhe një pushkë. Të gjitha këto sende sipas policisë, janë administruar nga oficerët e krimeve dhe prokuroria, në cilësinë e provave materiale. Ato i janë bashkëngjitur provave të tjera si pamje filmike, të fiksuara nga kamerat e vëzhgimit të ambienteve të brendshme të bankës. Ndërkaq policia ka administruar në vendin e ngjarjes mjetin e braktisur, gjurmë gishtërinjsh, që po krahasohen nga ekspertët kriminalistë në Institutin e Policisë Shkencore.