Helmohet te bimët e kopshtit, vdes 22-vjeçarja
PUKE - Një 22-vjeçare nga Puka ka humbur jetën, pasi është helmuar nga pesticidi me të cilin po spërkaste bimët e kopshtit të saj.
Pas kontaktit me helmin ajo ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spitalin e Pukës dhe më pas në atë të Shkodrës, por pa mundur t'i shpëtojë vdekjes. Ngjarja ku humbi jetën Jetmira Kola ndodhi në fshatin Mëzi të Rrethit të Pukës. Sipas të dhënave, 22-vjeçarja paraditen e së dielës ka qenë duke spërkatur me pesticid të mbjellat e saj. Këtë proces, ajo mësohet ta ketë kryer pa përdorur asnjë masë mbrojtëse. Pas njëfarë kohe e reja është parë të humbë ndjenjat. E ndihmuar nga familjarët e saj ajo është dërguar për në Spitalin e Pukës, ku ka marrë edhe ndihmën e parë. Duke parë shkallën e saj të lartë të intoksikimit Kola është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për një shërbim më të specializuar. Burime nga ky spital pohuan se: "Në orët e para të ditës së diel ka mbërritur me urgjencë një 22-vjeçare, e cila ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore". Sapo ka mbërritur në këtë spital ajo është shtruar në repartin e reanimacionit, ku është vendosur nën terapi intensive. Me gjithë ndihmën e bluzave të bardha, si pasojë e shkallës së lartë të intoksikimit, e vërejtur si spitalin e Pukës ashtu edhe në repartin e reanimacionit të spitalit të Shkodrës, Kola ka ndërruar jetë. Pas hetimeve paraprake është konkluduar se helmimi i 22-vjeçares ka ardhur nga mungesa e përdorimit të masave mbrojtëse prej saj, gjatë spërkatjes me pesticide. r.d