E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, asgjësohen 250 rrënjë kanabis

GJIROKASTER - Një kontroll i policisë së Gjirokastrës në fshatin Hoshtevë të Komunës Zagorie, ka sjellë evidentimin dhe asgjësimin e 198 rrënjëve kanabis sativa. 

Burime zyrtare kanë konfirmuar për gazetën "Panorama", se parcela me drogë ishte e mbjellë në një zonë të thellë të fshatit, e fshehur mes pemëve të larta. Sipas burimeve gjatësia e bimëve narkotike varijonte nga 140 deri në 180 cm. Po dje uniformat blu të Tepelenës kanë evidentuar dhe shkatërruar një parcelë të mbjellë me kanabis në fshatin Hormovë të Rrethit Tepelenë. Parcela me 62 rrënjë kanabis ishte tokë e hapur rishtas pranë një përroi. Në të dy rastet policia nuk ka gjetur ndonjë person, që mund të ketë lidhje me kultivimin apo pronësinë e tokës së mbjellë me bimë narkotike. Sipas zëdhënësit të Policisë së Gjirokastrës, Gentijan Mullai, uniformat blu do të vazhdojnë kontrollet anti-kanabis në çdo cep të territorit të Qarkut Gjirokastër.              p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›