E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka-Vata, ‘beteja’ për president të FSHF-së

 Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka caktuar dje 9 marsin si datë për zhvillimin e Asamblesë Zgjedhore. Për momentin kandidatë për kreun e këtij institucioni janë presidenti aktual, Armand Duka dhe ish-kapiteni i Kombëtares, aktualisht menaxher i FIFA-s, Rudi Vata. Në bazë të statutit të FSHF-së, Asambleja Zgjedhore duhet të zhvillohet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti. Në të do të zgjidhet presidenti i ri si dhe anëtarët e rinj të KE-së. Zgjedhjet e 9 marsit do të nxjerrin në fund njeriun që do të drejtojë Federatën e Futbollit për 4 vitet e ardhshme. Presidenti aktual i saj Armand Duka, e mban këtë post që prej vitit 2002, kur ai fitoi përballë Mehdi Bushatit. Në zgjedhjet e vitit 2006, Duka u rikonfirmua në krye të FSHF-së përballë Salvador Kaçajt dhe Edmond Haxhisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›