E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat false, 28 të akuzuar



Njëzet e tetë të akuzuar dhe 700 pasaporta false italiane janë në mega-procesin e Gjykatës Federale të Buenos Aires në Argjentinë. Një hetim prej 111 faqesh ka vënë nën akuzë 28-30 persona të inkriminuar të cilët kanë shpejtuar praktikat e pasaportave. Për momentin nuk ka ndonjë emër futbollisti, por hetimet do të zhvillohen edhe për ta. Në vitin 2000 shpërtheu skandali për pasaportën false të Juan Sebastian Veron. Skuadra e Lacios pranoi se kishte paguar për një shërbim të tillë 110 mijë dollarë. Midis lojtarëve mendohet se janë Diego Buonanotte, Gabriel Milito (nuk ka një pasaportë italiane për momentin) dhe Maximiliano. Në një listë të publikuar në internet, në korrik të vitit 2008, ishin përfshire 150 lojtarë që mund të kishin paguar nga 20 deri 30 mijë euro për të marrë një pasaportë italiane brenda një periudhe prej 30 ditësh.

Jahmir Hyka me grip

Mainz 05 i Jahmir Hykës është në gjendje alarmi përpara ndeshjes në transfertë me VfL Bochum, të programuar për ditën e shtunë. Trajneri Thomas Tuchel u detyrua të ndërpriste edhe stërvitjen e ditës së mërkurë. Katër lojtarë, midis mesfushori shqiptar Jahmir Hyka, janë me simptomat e gripit. Tre lojtarët e tjerë janë Gamal Hamza, Peter van der Heyden dhe Niko Bungert. Lajmi u dha nga versioni on-line i gazetës gjermane “Die Ëelt”.

Liga e Europës, Salihi e nis nga 1

Hamdi Salihi do të luajë nesër me Rapidin e Vjenës në Ligën e Europës. Skuadra austriake do të përballet me Hamburgun, kryesuesen e kampionatit gjerman. Trajneri i Rapidit, Peter Pacult do ta hedhë shkodranin në fushë nga minuta e parë. Të dielën e kaluar, Salihi shënoi një gol me vlerë në barazimin 2-2 kundër Salzburgut për kampionatin austriak, pikërisht në debutimin e tij me fanellën e kryeqytetasve.

17 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›