Elbasan, në 9 muaj 229 të arrestuar
Autori i Lajmit: red.
Të paktën 229 autorë të veprave të ndryshme penale ka arrestuar policia e qarkut të Elbasanit gjatë 9 muajve të këtij viti, ndërkohë që 31 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Shifrat janë bërë publike nga drejtori i Policisë së qarkut të Elbasanit, Aleks Hajdari, i cili tha të enjten, gjatë analizës 9-mujore të kësaj drejtorie, se në periudhën janar-shtator të këtij viti janë evidentuar 655 vepra penale, nga të cilat 551 janë zbuluar. Sipas tij, numri më i madh i veprave penale ka qenë në sektorin kundër pasurisë, me 284 raste të evidentuara. "Në të ardhmen, Drejtoria e Policisë së qarkut të Elbasanit do të përcaktojë masa policore me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe do të zbatojë masa të reja në drejtim të njohjes dhe kontrollit të situatave operative", - nënvizoi Hajdari. Sipas tij, mësohet se do të intensifikohet puna me qëllim grumbullimin e informacionit për vendndodhjen e personave të shpallur në kërkim.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2008