Uidhers, Ina Ramës: “Lufto krimin ekonomik dhe hyr në histori”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet ambasadorit Uithers në Tiranë, i kanë dhënë mbështetje maksimale kryeprokurores Ina Rama për të hetuar me vendosmëri krimin e pastrimit të parave dhe të gjitha format e krimit financiar. Përfaqësuesi i ShBA në vendin tonë, Xhon Uidhers, i bëri thirrje Qeverisë dhe Parlamentit të mos ndërhyjnë në pavarësinë e Prokurorisë. Gjithashtu, kreu i ambasadës amerikane i ka bërë thirrje kryeprokurores të luftojë krimin financar dhe të hyjë në histori. Në fjalën e tij, Uidhers ka shprehur në mënyrë të qartë, larg zhargonit diplomatik, mbështetjen për Ina Ramen. “Dua të shpreh admirimin tim për Ina Ramën. Ajo është krahasuar me një personazh si Silvia Konti. Dhe siç e dini, në atë rol, ky personazh ishte i përkushtuar për të luftuar krimin, pavarësisht pengesave dhe pasojave. Por ky është një personazh filmik, gjithsesi, kurse detyrat që ka marrë Prokurorja e Përgjithshme janë të vërteta.
Mbështetja
Ambasadori Xhon Uidhers në Tiranë, i dha dje gjithë mbështetjen e nevojshme kryeprokurores Ina Rama për të hetuar me vendosmëri krimin e pastrimit të parave dhe të gjitha format e krimit financiar. Nga ana tjetër, Uidhers shprehu qëndrimin e vendit të tij se Kuvendi nuk ka asnjë arsye të ndërmarrë hetim kundër Prokurores së Përgjithshme. Uidhers u shpreh se “tetorin e fundit, kur unë sapo kisha mbërritur në Tiranë në detyrën e ambasadorit, Parlamenti hapi hetim për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Tani jemi përsëri në tetor dhe duket se Parlamenti do të bëjë të njëjtën gjë, një tjetër komision hetimor, këtë herë për Ina Ramën. Sigurisht që Parlamenti ka të drejtë të ngrejë komisione hetimore, por mos ndoshta e konsumoka këtë të çdo vit kur vjen tetori?” Uidhers, me një ton të prerë tha: “Unë i bëj thirrje, si Qeverisë dhe Parlamentit t i konsiderojë këto si lëvizje që keqndërhyjnë në pavarësinë e Prokurorisë. Dua të lejohet Prokuroria të bëjë detyrën e saj si një institucion i pavarur që është.”
Para se të bënte këto komente mbi pavarësinë e organit qendror të hetimit, Uidhers foli për rëndësinë e luftës kundër krimit financiar. “Këto krime prekin jo vetëm Shqipërinë, po tërë komunitetin botëror”, - tha Uidhers. “Unë ju përgëzoj e përshëndes që ju jeni ata ushtarë që merrni pjesë në këtë luftë dhe ju uroj suksese në fitoren e saj”. Me këto fjalë iu drejtua ambasadori Uidhers kryeprokurores Rama dhe prokurorëve të tjerë të pranishëm në seminarin e organizuar me mbështetejen e ambasadës së SHBA në Tiranë.
Seminari
“Ky seminar jo vetëm që është i rëndësishëm, por paraqet dhe një mundësi të madhe duke sjellë së bashku gjithë këta ekspertë prokurorë, të policisë, ekspertë të bankave, për të folur për çështjet e pastrimit të parave”, - tha Uidhers. “Jemi me fat që këtu kemi një të ftuar shumë të veçantë, ish- prokurorin federal, zotin Kruger, sot pedagog në një universitet. Nëse do të duhej të lexoja CV e zotit Kruger, do të duhej t i kushtoja tërë ditën. Me lejoni të them që nga 2001-2003 ishte zyrtari më i lartë në Departamentin e Thesarit në Departamentin e Shtetit Amerikan. Dhe në këtë pozicion, si ish-shef i mbikëqyrjes së rrugëve të krimit financiar, profesori është i përgatitur në mënyrë të veçantë për të folur në Shqipëri për pastrimin e parave. Jeni me fat, që një njeri me arritje të tilla po ndan këtu dijet e tij”. Më pas Uidhers u ndal edhe në një raport të publikuar nga Freedom House. Ai u ka njohur prokurorëve meritën e progresit të Shqipërisë në renditjen e këtij raporti. “Në raportin e saj, Freedem House, publikuar në dhjetor, nënvizon se korrupsioni është i përhapur. Më së fundmi, indeksi e rendiste Shqipërinë në vendin e 85, një ngritje prej 20 vendesh krahasuar me një vit më parë. Ai u njihte meritat e prokurorëve, oficerëve që ngjitën Shqipërinë 20 vende lart në listë. Task Force ka rritur numrin e zyrtarëve për korrupsionin, duke rritur numrin e besimit të publikut që korrupsioni mund të ndëshkohet në Shqipëri”, - tha Uidhers.
Fjala e ambasadorit të SHBA Xhon Uidhers
Seminar mbi bashkërendimin e institucioneve kundër pastrimit të parave
“Është një nder i madh të jem këtu sot në Prokurorinë e Rrethit Tiranë dhe që jam në të njëjtin podium së bashku me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, dhe profesor Xhimi Gurule.
Është gjithashtu gjithnjë një kënaqësi për mua të jem me Sindi Eldrixh. Dua ta falënderoj atë dhe zyrën e OPDAT për rolin e tyre në organizimin e këtij seminari të rëndësishëm.
Ky seminar është jo vetëm i rëndësishëm, por përbën edhe një shans të madh. Duke mbledhur bashkë ekspertizën që përfaqësohet në këtë sallë; duke mbledhur bashkë prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore, zyrtarë të zbatimit të rregullave nga bankat, kemi mbledhur bashkë ekipin që nevojitet për të luftuar një murtajë. Kjo murtajë është pastrimi i parave, çka përfaqëson shtyllën kurrizore për krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin. Këto janë krime që ndikojnë jo vetëm Shqipërinë, por të gjithë botën.
Ju përgëzoj dhe ju uroj që jeni ushtarët në këtë luftë kaq shumë të rëndësishme. Ju uroj sukseset më të mira.
Jemi veçanërisht me fat që kemi një specialist të mrekullueshëm këtu. Profesor Gurule, një ish- prokuror federal, është aktualisht professor drejtësie në Shkollën e Ligjit të Universitetit Notre Dame, ku jep lëndë për të drejtën penale, krimet e jakave të bardha, të drejtën penale ndërkombëtare, si dhe ligjin mbi terrorizmin.
Karriera e tij është shumë e gjerë, por më lejoni të them që në vitet 2001-2003 ishte zyrtari më i lartë ligjzbatues i Departamentit të Thesarit në qeverinë e ShBA. Në këtë dhe poste të tjera të shquara, ai ndihmoi hartimin e strategjisë globale të Departamentit të Thesarit kundër financimit terrorist dhe Strategjinë Kombëtare për Pastrimin e Parave të Qeverisë së ShBA. Si zyrtari kryesor mbikëqyrës për Rrjetin e Ligjzbatimit kundër Krimit Financiar, homologe e Njësisë së Inteligjencës Financiare këtu në Shqipëri, profesor Gurule ka cilësitë unike për të diskutuar hetimin dhe ndjekjen e çështjeve të pastrimit të parave.
Jemi të gjithë me shumë fat që një njeri me arritje të tilla ka ardhur për të ndarë me ne dijet dhe mençurinë e tij.
Përpara se ta mbyll, dëshiroj të them disa fjalë për njerëz të tjerë që marrin pjesë në këtë seminar sot.
Dëshiroj të filloj duke shprehur urimet dhe admirimin tim për Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. Në të kaluarën, zonja Rama është krahasuar me personazhin artistik Silvia Konti. Siç e dini, zonja Konti ishte e përkushtuar dhe e vendosur të luftonte krimin, pavarësisht çfarë pengesash i krijonin, pavarësisht nga vështirësia e rrethanave, apo kundërshtitë ndaj saj. Ky krahasim është me vend, por nuk arrin lart sa duhet. Sepse personazhi i Silvia Kontit ishte artistik, ndërsa detyrat që zonja Rama ka marrë përsipër janë shumë reale.
Përgjegjësitë e saj janë jo vetëm të hetojë disa prej çështjeve më të vështira dhe më të debatueshme që ka njohur ndonjëherë Shqipëria, por në një kuptim më të gjerë dhe më të thellë, të japë një kontribut me peshë në ndërtimin e demokracisë shqiptare duke mbrojtur pavarësinë e institucionit të saj dhe të gjyqësorit në përgjithësi, ndaj presioneve politike dhe sulmeve politike. Nuk më duhet ndonjë mençuri e madhe për të parashikuar që kur të shkruhet historia e demokracisë shqiptare, për njerëzit si Ina Rama do të ketë një kapitull të veçantë.
Do të doja gjithashtu të thoja disa fjalë për prokurorët, zyrtarët ligjzbatues dhe profesionet e institucionet e tjera që përfaqësohen në këtë audiencë.
Më lejoni të ndaj me ju një histori të shkurtër. Në historinë e hershme të Shteteve të Bashkuara, kur skllevërit që mbaheshin të lidhur në plantacionet e jugut kërkonin lirinë e tyre, nuk kishin as busulla, as harta. Shumica as nuk lexonin dot. Mes tyre dhe lirisë në veri qëndronin këneta, lumenj, male, e shumë pengesa të tjera. Ajo që këta skllevër kishin ishte vendosmëria e tyre për të qenë të lirë dhe një copë dije. Kjo copë dijeje ishte që ekzistonte një yll, Ylli Polar. Dhe për sa kohë që ndiqnin atë yll, ishin në shtegun drejt lirisë.
Të gjithë ju në këtë sallë keni një Yll Polar. Dhe ky yll është Ligji. Për sa kohë që ndiqni ligjin, pavarësisht nga kritikat që merrni, pavarësisht nga presionet që ju bëhen, edhe ju do ta arrini objektivin tuaj përfundimtar.
Më lejoni t ju jap dy shembuj të shkurtër të atyre lloj gjërave ku kanë kontribuar njerëzit në këtë sallë. Një shembull është Njësia Hetimore e Përbashkët (Task-Forca e Krimit Ekonomik e Korrupsionit). Shumë prej jush në këtë sallë mund të mos jeni në dijeni që Task-Forca është përgëzuar kohët e fundit nga dy organizata ndërkombëtare për punën e saj të shkëlqyer.
Në botimin e saj vjetor “Vende në Tranzicion,” organizata jofitimprurëse Freedom House vërejti që korrupsioni vazhdon të jetë një problem i kudondodhur në Shqipëri, por veçoi Task-Forcën si një mekanizëm të efektshëm për të luftuar korrupsionin.
Më së fundi, Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i organizatës Transparency International për vitin 2008, e renditi Shqipërinë në vendin e 85-të, një kapërcim prej 20 vendesh nga renditja e mëparshme globale kur ishte e 105-ta. Raporti vërejti që Shqipëria mbetet një vend shumë i korruptuar, por njohu meritat aty ku duhej: tek prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore në këtë sallë. Citoj nga raporti: “Një task-forcë zyrtare, krijuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin ekonomik, ka rritur numrin e zyrtarëve të ndjekur penalisht dhe dënuar për korrupsion, duke ndërtuar gjithashtu besimin mes publikut që korrupsioni në Shqipëri mund të ndëshkohet.”
Më lejoni të përfundoj me disa komente mbi zhvillimet e kohëve të fundit në Shqipëri. Siç jeni shumë mirë në dijeni, Parlamenti po shqyrton fillimin e një komisioni hetimor për funksionimin e prokurorëve dhe Prokurores së Përgjithshme këtu në Shqipëri. Qeveria ka bërë thirrje edhe për një farë inspektimi ndërkombëtar në këtë fushë, të cilin, sinqerisht, e gjej të pashpjegueshëm.
Të gjitha këto i gjej shumë çoroditëse dhe mjaft shqetësuese. Tetorin e kaluar, pak pasi kisha ardhur këtu, Parlamenti kish filluar një komision hetimor për ish-Prokurorin e Përgjithshëm. Tani, duket se synon të bëjë të njëjtën gjë ndaj Prokurores së Përgjithshme aktuale. Po, Parlamenti ka të drejtë të ngrejë komisione hetimore, por mos është kjo diçka që Parlamenti shqiptar e bën çdo tetor?
Sinqerisht, nuk shoh asnjë arsye legjitime përse Qeveria apo Parlamenti t i ndërmarrë këto lëvizje. Nxis si Qeverinë ashtu edhe Parlamentin të rishqyrtojnë këto lëvizje impulsive që duken se ndërhyjnë në pavarësinë e një institucioni që ka nevojë të jetë i pavarur. Këshilla ime dhe e Qeverisë sime është që prokurorët të lejohen të bëjnë punën e tyre si aktorë të pavarur që janë.
Më lejoni t ju uroj për mundësinë që është sot përpara jush. Më lejoni t ju uroj çdo sukses dhe t ju përgëzoj për punën e madhe dhe kurajon që tregoni çdo ditë në punën tuaj dhe në veprimet tuaja”.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2008