Skafet e bllokuara nuk ishin shqiptare
Autori i Lajmit: red.
Komandanti i Policisë Kufitare për qytetin e Sarandës, Ilir Gjoçi, tha të enjten se dy skafet e bllokuara tri ditë më parë nga Policia Kufitare e Korfuzit (Greqi) me dyzet klandestinë në bord, që të gjithë me origjinë nga vendet afrikane, nuk janë nisur nga brigjet e Shqipërisë. Burime nga Policia bëjnë të ditur se dy skafet me klandestinë, të bllokuara nga Policia Kufitare Greke, janë nisur nga qyteti i Igumenicës dhe se shumë shpejt autoritetet greke do të publikojnë konkluzionet e hetimeve lidhur me këtë rast. Sipas të njëjtave burime, mësohet se nga komunikimi i tij me homologët grekë ka mësuar se dy skafet që u bllokuan në ishullin e Korfuzit ishin marrë me qira nga trafikantët në qytetin grek të Igumenicës, rreth 80 kilometra larg Janinës.
Policia Kufitare e qytetit të Sarandës mbulon aktualisht 82 kilometra vijë bregdetare dhe 45 kilometra vijë tokësore kufitare me Greqinë. Gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti janë ndaluar në afërsi të vijës së gjelbër 4 mijë emigrantë të paligjshëm, ndërkohë që njëzet persona po ndiqen penalisht nga Prokuroria e Sarandës
Ky lajm është publikuar: 17/10/2008