E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashalimani mbledh veteranet e marines

Vlore- Pashalimani mbledh veteranet e marines shqiptare ne 50 vjetorin e krijimit te Brigades Mbrojtese te Sazanit. Takimi eshte zhvilluar ne ambientet e bazes se njohur, ku dhjetera ish-kuadro te flotes detare, ish-ushtarake si dhe efektive aktuale, moren pjese ne perkujtim. Aktiviteti eshte ndalur ne nje ekspoze te 50 viteve te kesaj baze, nivelit te anijeve luftarake, si dhe ka evidentuar kontributin ne vite te nje armate te gjere, te flotes detare. Veterane te kesaj flote jane ndalur ne zhvillimet e atehershme ne krahasim edhe me vende te tjera ne bote, si dhe perkushtimin per ecurine e flotes. Komandanti i Flotes Detare Shqiptare, Kristaq Gerveni, nder te tjera ka njohur pjesemarresit edhe me rolin e tanishem te flotes shqiptare. Sipas tij, misioni i kesaj flote eshte pak me ndryshe, pasi lidhet edhe me ate te Rojes Bregdetare. Ai ka njoftuar gjithashtu per dy projekte te rendesishme, vezhgimit te hapesires bregdetare, si dhe ndertimit te kater anijeve patrulluese, puna per te cilat ka nisur. Ne baze numerohen 44 anije, te dala jashte perdorimit dhe qe do te shkaterrohen. Te njejtin fat do te kene 3 nendetese te Pashalimanit, kurse nje e katert do mbahet per muze.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›