Sensibilizim per "trurin shqiptar"
TIRANE - Forumi per Demokraci dhe Etike, ne kuader te fushates sensibilizuese "Brain Stand" per qendrimin, vleresimin dhe lartesimin e trurit shqiptar, organizoi dy dite me pare ne Hotel "Tirana International" nje takim me akademike, profesore, politikane dhe studente te universiteteve publike dhe private ne Shqiperi. Ne panelin e ketij takimi ndodheshin te ftuarit Dr. Nebi Bardhoshi Nendrejtor i FDE-se dhe perfaqesues i botes akademike, Eris Hoxha deputet i PDSH-se, Besnik Dervishi deputet i PSSH-se, Gjergj Sinani, profesor pedagog ne Universitetin Shteteror te Tiranes, Dr. Erion Kristo, pedagog ne universitete jopublike dhe Edmond Vlashi, sipermarres i arsimit jopublik. Drejtori Ekzekutiv i FDE-se, Arian Galdini, tha se nisma "BRAIN STAND" ka nisur nga FDE qe me 7 Mars me deshiren dhe synimin tone per te qene aktore dhe autore te nje procesi kembengules ndryshimi per vleresimin dhe lartesimin e trurit shqiptar. "Ka ardhur koha qe ne te gjithe se bashku, te ngreme zerin qe studentet dhe diplomat shqiptare te vleresohen, jo nga kartoni, por duke iu referuar kurrikulave dhe kualitetit qe sjellin universitetet shqiptare. Njekohesisht edhe mendimi shqiptar dhe kerkimi shkencor shqiptar duhet te ngrihet ne nje lartesi qe ato te gjenerojne mendime, qe Shqiperia te behet pse jo edhe eksportuese e mendimit dhe e vlerave, duke pare thelle ne rrenjet e saj, por edhe duke e nderthurur me pervojat evropiane, cka do te na coje ne nje rruge te shendetshme drejt Bashkimit Europian", vijoi Galdini. Sipas tij "sa me shume force dhe dinjitet ti japim universiteteve publike dhe private ne vend aq me mire eshte per ne. Nuk duhet te krijojme privilegje per ata qe vijne nga studimet jashte Shqiperise, por te krijojme kushte te barabarta mes tyre dhe atyre qe studiojne ketu". sipas tij, "ka ardhur koha qe vendi yne te mos jete eksportues dijesh ndaj dhe motoja jone eshte Une Jam, Une Mundem".
Me pas e ka marre fjalen Nendrejtori i FDE-se Dr. Nebi Bardhoshi, i cili theksoi se "Duhet te ekzistoje hierarkia e vlerave. Kjo na detyron te marrim nisen e aleances se madhe te mirebesimit ndermjet qytetareve dhe institucioneve shteterore. Kemi marre nje hap konkret me nismen BREIN STAND. Dihet qe pas vitit 1991 bashke me ikjen masive te popullsise iken edhe intelektualet. Pra ndodhi ajo qe ne e quajme ikja e mendjes. Kemi nje politike te gjetur per dekomunistizimin e kurrikulave apo me strategjine BAIN GAME dhe nisma te tjera". Profesor Gjergj Sinani theksoi se "duhet te mbeshtetemi ne tri parime; publicitetin e barabarte per te gjithe, pjesemarrjen e njerezve ne vendimet qe merren per fatin e tyre dhe konkurrencen mbi bazen e vlerave. Te kete barazi kushtesh si per studentet qe studiojne jashte, te mos kete diskriminim por as mbivleresim per ta, por te njejten gje edhe per ata qe studiojne ne Shqiperi". Deputeti i PD-se Eris Hoxha, evidentoi se nuk duhet te krijohet pershtypja se ka nje perplasje mes BRAIN STAND dhe BRAIN GAME, qe sipas tij nuk ekziston. "Eshte e vertete qe preferohen studentet qe studiojne jashte, por kjo behet nga sektori privat dhe jo ai publik. Kjo ka te beje me ate qe universitetet tona kane mungese tradite. Studentet shqiptare e kane te veshtire te cajne tregun e punes, pasi sektori privat kerkon njerez te gatshem per pune. Shkolla jone e larte me shume rend drejt studimit empirik dhe jo atij praktik", vijoi Eris Hoxha, deputet i PDSH-se.
Deputeti i PSSH-se Besnik Dervishi, theksoi si domosdoshmeri investimet ne arsim, te cilat sipas tij duhet te jene katerfish me te medha. Ne vijim te debatit Edmond Vlashi, sipermarres ne arsimin jo publik evidentoi faktin se institucionet arsimore private jane te paragjykuara per cilesine e mesimdhenies, por sipas tij kjo nuk eshte e vertete, por qe realisht demton imazhin e tyre. "Ne kemi nevoje per mbeshtetje morale", tha Vlashi. Spiro Curra, anetar i Bordit te FDE-se, nje prej njerezve me te njohur te Levizjes Studentore te Dhjetorit 1990, tha se "kemi ndjekur debatet qe jane bere per arsimin ku evidentohet se qytetaret kane me shume ambicie se vete politika, por kjo eshte krijuar rrethimi demokratik i politikes per te realizuar projekte te medha".