"Hekurudha shqiptare gjendet ne veshtiresi, ja projektet qe kemi"
Ndersa shikon kushtet e trenit, e vetmja gje qe te vjen ndermend eshte harresa e vemendjes se shtetit, per sa i perket permiresimit dhe modernizimit te transportit publik. Nderkohe, nga ana tjeter, ky realitet pranohet edhe nga specialistet e makinerive, te cilet rrefyen se teknologjia e trenave eshte tejet e vjetersuar dhe ve ne rrezik jeten e udhetareve, sidomos me demtimet qe jane bere dhe ne sinjalistiken e hekurudhes, per shkak te mungeses se investimeve. Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhes, 18 vjet me radhe eshte mjaftuar vetem me rikonstruksionin e pjesshem te tete stacioneve hekurudhore, ne vend. Sipas drejtorit teknik, Gramoz Gjikolli, edhe pse gjate kater viteve te fundit eshte rikonstruktuar shumica e stacioneve kryesore dhe dytesore, si ajo e Shkodres, Lacit, Durresit, Tiranes, etj., duhet akoma me shume pune ne kete aspekt. "Hekurudha shqiptare prej vitesh vazhdon te mbetet nje sherbim me humbje dhe se deri me tani nuk ka dhene rezultate pozitive per sa i perket transportit te udhetareve", thote Gjikolli. E per te dale nga kjo situate ku eshte futur ky transport, hekurudha shqiptare ka projektuar nje sere projektesh, qe pritet te vihen se shpejti ne zbatim.
Ministria, "ok" dhenies me koncesion
Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, kohe me pare u shpreh ne Kuvend, se dy kompani kane shprehur interes per marrjen me koncesion te sistemit hekurudhor shqiptar dhe per kete ceshtje, eshte ngritur nje komisioni i cili po shqyrton te dy ofertat. Ky fakt u konfirmua edhe nga drejtues te Drejtorise se Pergjithshme te Hekurudhave. Per drejtorin Ekonomik, Leonard Garuli, dhenia me koncesion e sherbimit te transportit hekurudhor, eshte e vetmja menyre per te mbajtur "gjalle" kete "arterie" te rendesishme transporti.