OSSH nuk do te aplikoje per rritjen e cmimit te energjise
Blerina Hoxha
Operatori i Shperndarjes se Energjise nuk ka aplikuar per rritjen e cmimit te energjise dhe nuk ka ndermend te aplikoje, per nje rritje te metejshme te cmimit. Deklaraten e ka bere publike dje per median, drejtori aktual i OSSH-se, Sait Dollapi. "Ve ne dijeni te gjithe opinionin se OSSH nuk ka aplikuar per ndryshimin e cmimit, per rritjen e tij, nuk ka aplikuar dhe nuk do aplikoje per kete proces", tha Dollapi. Por edhe ne qofte se, ne te ardhmen aplikohet per rritjen e cmimit ne nje moment, afatet ligjore jane 6 muaj pas aplikimit per ndryshimin e cmimit, tha Dollapi. Ai la te kuptoje se, cmimet e energjise nuk do te rriten te pakten kete vit, pavaresisht se kompania qe ai drejton eshte ne prag te kalimit ne administrim privat. Dollapi vuri ne dukje gjithashtu se muajt e pare te vitit 2008, OSSH ka pasur nje permiresim te ndjeshem te arketimeve dhe investimeve. "Krahasuar me vitin e kaluar kemi nje rritje te arketimeve per te njejten periudhe, ne familjare rreth 4 %, ne privat rreth 12 %", sqaroi drejtori i OSSH-se. Ai tha gjithashtu se, ka nje permiresim te nivelit te humbjeve, me rreth 1 % dhe se arketimi ne shkalle eshte permiresuar me rreth 4 %, krahasuar me tre mujorin e pare te vitit te kaluar. Ndersa plani i investimeve per gjithe kompanine, eshte realizuar ne masen 110% ose me nje tejkalim te nivelit te investimeve te percaktuara ne plan. Ndersa sipas parashikimeve te Entit Rregullator te Energjise, te pakten edhe per tre vitet ne vazhdim cmimi i energjise elektrike do te vije ne rritje. Sipas ERE rritja e cmimeve nuk do te aplikohet kete vit, per shkak te tranzicionit qe po kalon kompania e Shperndarjes se Energjise, (OSSH) si rezultat i procesit te privatizimit. Bleresit e rinj, sipas percaktimeve paraprake te percaktuara ne kontraten e shitjes pritet qe te bejne nje kerkese per rritjen e cmimeve qysh kete vit, me qellim qe te hyje ne fuqi ne janar te vitit 2010. Burimet zyrtare te ERE-se shpjegojne se, rritja e cmimeve do te shtrihet ne nje hark kohor gjate tre viteve ne vazhdim, per shkak te tendences gjithnje e ne rritje te cmimit te energjise ne rajon. Ne Shqiperi, kosto e energjise eshte edhe me e larte per shkak te nivelit te larte te humbjeve ne rrjetin e transmetimit qe aktualisht, jane rreth 30 per qind. Vetem per shkak te kesaj situate ne menaxhimin e OSSH, konsumatoret e rregullt ne konsumin e energjine paguajne edhe per ata qe vjedhin energjine. Ndersa Banka Boterore qe ka asistuar procesin e shitjes se OSSH-se, eshte shprehur ne lidhje me nivelin e cmimit se, nese qeveria do te ule Tatimin mbi Vleren e Shtuar per energjine, cmimi i energjise nuk do te rritet. Ndersa mesohet se cmimi i energjise ne rajon si dhe reshjet, do te jene dy faktoret qe do te percaktojne nivelin e cmimit te energjise elektrike per vitin qe vjen. Nder skenaret e parashikuar ne kontraten e shitjes se OSSH-se, eshte percaktuar se ne total cmimi i energjise do te rritet deri ne 10 per qind. Por kjo edhe mund te mos ndodhe, nese qeveria nderhyn me politikat e saj.
Reshjet, ndikim pozitiv ne mosrritjen e cmimeve te energjise
Reshjet e mbara kete vit, pervecse kane ndikuar mjaft pozitivisht ne furnizimin e vendit me energji pa nderprerje duket se, jane bere shkak edhe per frenimin e metejshme te rritjes se cmimeve. "Viti 2009 eshte nje vit me reshje dhe me situate hidro-energjetike shume te favorshme. Ky eshte nje faktor i favorshem qe ndikon qofte ne furnizimin me te mire me energji elektrike, por njekohesisht ndikon pozitivisht edhe ne cmimet e energjise elektrike" tha Nepravishta. Keshtu per shkak te situates se mire hidrike, cmimet energjise jane me te lira, por edhe ekonomia e vendit po perfiton vlera monetare, per shkak se pergjate ketij muaji KESH ka shitur pothuajse sistematikisht energji jashte vendit. Pergjate ketij muaji vendi yne po furnizohet me energji nga prodhimi vendas, nderkohe qe tepricat r energjise po shitet ne Kosove dhe Greqi. Eksporti i energjise do te zgjase nga data 1-30 prill dhe sasia e energjise qe do te eksportohet eshte 2.2 milione kilovat/ore ne dite, kryesisht gjate oreve te paradites. Eksporti i energjise ne keto dy shtete eshte bere ne baze te kontratave te shitjes mes KESH dhe kompanise shteterore te Greqise dhe KEK-ut ne Kosove. KESH do te kryeje gjithashtu gjate muajit prill edhe shkembime te energjise elektrike me Kosoven, konsumi i se ciles kap shifren 17.5-18 milione kilovat/ore ne dite. "Kjo shitje energjie nuk behet ne dem te plotesimit te nevojave me energji te klienteve tarifore shqiptare, kusht i cili percaktohet ne modelin e tregut si dhe ne rregulloren e procedurave te shitjes ne fjale", - ka theksuar ministri Ruli, ne momentin qe ka bere publik lajmin e eksportit te energjise jashte vendit. Keshtu vetem gjate muajit shkurt KESH ka siguruar nje shume prej 6milione eurosh, dhe po kaq pritet te sigurohen gjate ketij muaji nga shitja e energjise elektrike ne Greqine dhe Kosoven. Kjo shume ndihmon ne uljen e deficitit tregtar. Qeveria ka miratuar propozimin e METE-s, per eksport te energjise elektrike duke i hapur rruge shitjes edhe ne situata te prurjeve normale, por gjithmone duke respektuar furnizimin normal me energji elektrike te konsumatoreve tarifore dhe mbulimin e humbjeve te energjise elektrike ne transmetim, duke mundesuar optimizmin e portofolit ekonomik te korporates.
Eksporti
Eksporti i energjise elektrike pritet te ndikoje pozitivisht ne bilancin tregtar te vendit. Pasi si nje mall i shtrenjte, ndihmon ne hyrjen e euros ne tregun e brendshem, e per pasoje edhe ne forcimin e vleres se lekut. Importi ne nivele te larta i energjise ne vitin 2007, ka ndihmuar ne zgjerimin e deficitit tregtar, per shkak te shpenzimeve te larta qe beri KESH per blerjen e saj, ne tregun nderkombetar.