E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashket forcojne vleren e lekun

Blerina Hoxha

Monedha vendase leku, eshte forcuar me nje pike, ne kembim me euron dy ditet e fundit. Shkak per kete vleresim te lehte kane qene prurjet ne valute te emigranteve, shume prej te cileve erdhen nga Greqia, per te festuar Pashket ne vendin tone. Prurjet ne valute kane rritur kerkesen per lekun, i cili u ble me 129.6 leke ne agjencite e kembimit valutor dhe u shit me 130 leke, nderkohe qe javen e kaluar, leku eshte blere mbi kuoten e 130 lekeve. Edhe ky rast verteton se, vlera e lekut eshte e lidhur ngushte me prurjet e emigranteve dhe hyrjet e tjera valutore, te cilat nxiten me se shumti nga sezoni turistik. Ekspertet ne agjencite e kembimit valutor shpjegojne se, leku do te ishte forcuar edhe me shume nese ne vendin tone do te kishte mberritur nje numer me i madh emigrantesh. Por nga ana tjeter te njejtat burime theksojne se, euro do te rimarre serish vleren e saj ne kembim me lekun, porsa emigrantet te kthehen ne vendbanimet e tyre jashte vendit. Agjencite e kembimit valutor ne Tirane pohojne se, aktiviteti i shkembimeve eshte ulur. Ata kane rreshtuar tre argumente per kete fenomen. Se pari sezoni i tanishem nuk eshte shume i favorshem, pasi prurjet valutore nisin me ardhjen e emigranteve dhe celjen e sezonit turistik. Se dyti, kriza nderkombetare financiare ka ulur fluksin e kembimeve valutore, duke bere qe operatoret te jene ne pritje te zhvillimeve te reja. Se treti tregu i shitjes se banesave qe behet me euro, nuk eshte ne ditet me mira te tij duke percuar efektet edhe ne uljen e shkembimit te valutes ne tregun e kembimit. Ne afat te shkurter, Banka e Shqiperise, ka njoftuar se do te ndjeke me vemendje zhvillimet ne kursin e kembimit, qe te evidentoje dhe te shmange levizjet e crregullta dhe te pajustifikuara te kursit te kembimit, si edhe qe te nxise funksionimin e tregut ne menyre te rregullt. Ne afat me te gjate, ky proces eshte i rendesishem per te vleresuar ndikimet e mundshme ne nivelin e cmimeve te konsumit dhe ne treguesit e stabilitetit te sistemit financiar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›