E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transporti detar, konkurrenca ul cmimet e biletave

Cmimet e biletave te udhetimit me tragete nga porti i Durresit qe nga fillimi i ketij viti, kane pesuar nje ulje te ndjeshme si pasoje e konkurrences mes kompanive private te lundrimit. Specialistet e agjencive te udhetimit pohojne se renia e cmimeve ka nisur ne fillim te ketij viti dhe udhetaret qe preferojne te udhetojne me tragete, mund t'u drejtohen porteve italiane me cmime 30-50% me te uleta, krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2008. Sipas drejtorise rajonale te Policise se Kufirit dhe Migracionit, ne periudhen janar-13 prill ne portin e Durresit jane perpunuar rreth 890 tragete, ose 120 me shume se sa e njejta periudhe e vitit 2008. Afro 170 mije udhetare dhe 43 mije automjete kane perfituar nga cmimet ne renie, ndersa nje pjese e tyre tashme i "blejne" biletat online duke shmangur agjencite dhe duke marre informacionet e nevojshme nga interneti. Eksperti Edmond Basho thote se: "bashke me renien e cmimeve te biletave per udhetaret, ka pesuar ulje te ndjeshme dhe biletat e transportit te automjeteve". Shtimi i numrit te kompanive ka ardhur si pasoje e politikave qe Autoriteti portual ne Durres nisi te aplikoje para nje viti. Pagesat vjetore te tarifave ndaj Autoritetit portual ka bere qe kompanite lundruese ta shohin Durresin si port te perhershem, duke rritur ndjeshem numrin e trageteve ne cdo stine te vitit. Si rrjedhoje, tragetet dhe katamaranet jane te shumte gjate gjithe vitit dhe jo vetem ne periudhat e pushimeve te veres dhe dimrit.

Per ekspertet, edhe kriza ekonomike globale eshte nje element tjeter qe i jep vlere Durresit si nje port i favorshem, ku kompanite e huaja te lundrimit ne kushtet e konkurrences, nuk duan te vonohen me. Rritja e numrit te trageteve ka ndikuar ne rritjen e konkurrences, qe eshte reflektuar ne uljen e cmimeve dhe ne permiresimin e sherbimeve. Kete e ndjejne me shume udhetaret, vecanerisht ata qe per motive pune udhetojne shpesh me tragete. Shoferi P. M ne nje firme italo-shqiptare thote se, ne fillim te vitit gjeti nje oferte shume te mire, e cila e ul me rreth 40% cmimin e levizjes, perfshire edhe lehtesite qe kane kamionistet si udhetare te perhershem. Eksperti Basho thekson se, pas gati 15 viteve, ne tregun e trageteve kane filluar reklamat e ofertave mjaft te leverdishme ku cmimet e lundrimit te udhetareve bashke me autoveturen, ulen deri ne 50%. Te tjere, ofrojne biletat e kabinave te klasit te pare me te njejtin cmim, me te cilin nje kompani tjeter ofronte vetem udhetimin ne poltrone. Basho mendon se, kjo pasqyron renien e monopoleve, cka lehteson udhetaret shqiptare dhe te huaj qe shfrytezojne lundrimin me tragete, vecanerisht perparesine e transportit me to edhe te automjeteve te cdo lloji.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›