Shirat perfundojne neser, te enjten del dielli
Reshjet e shiut te diteve te fundit, pritet qe te marrin fund gjate dites se neserme. Shirat do te perfundojne diten e merkure. Nderkohe, ky muaj paraqitet i ngrohte dhe me reshje nen mesataren e tij. Ndersa Vera pritet te jete e gjate dhe e nxehte. Sipas sinoptikaneve, tashme nje front i ri eshte aktivizuar, i cili per shkak te vranesires se dendur ka shkaktuar edhe zbritjen e temperaturave. Paqendrueshmeria do te vazhdoje deri ne mesjave. Keshtu, deri te merkuren do te mbetemi ne keto kushte, kur edhe temperaturat do te jene relativisht te fresketa. Nje permiresim do te mund te presim nga e enjtja e ne vijim. Kushtet e keqija te dites se djeshme, jane shoqeruar edhe me nje ere te forte, ku valezimi vecanerisht ne detin Jon, ka arritur deri ne 8 balle. Era do te vijoje te jete aktive edhe per dy ditet e ardhshme, me nje shpejtesi mbi 20 m/s. Qe ne mesnate, ka pasur dominim vranesirash e shira, fillimisht ne Jug dhe gradualisht gjate mengjesit ne gjithe vendin. Shirat do te vijojne edhe gjate pasdites, por me te dobeta ne gjithe territorin si dhe do te kete intervale te shkurtra kthjellimesh ne Veri dhe Qender. Temperaturat e ajrit kane pesuar nje rritje te lehte mengjesin e djeshem, ndersa mesdita do te sjelle 4-5 grade renie.