E Shtunë, 31 Tetor 2026

Racizmi grek, protestë në Fushë Arrëz

FUSHE ARREZ- Banorët e qytetit të Fushë Arrëzit i janë bashkuar protestave që po zhvillohen për ti thënë stop thirrjeve raciste antishqiptare greke.

Protestuesit në Fushë Arrëz kanë kërkuar nga qeveria shqiptare dhe ajo greke të ndërhyjnë për të vendosur sipas tyre, dinjitetin e shqiptarëve në vend. Të mbledhur në qendër të qytetit të vogël ata kanë djegur flamurin grek në shenjë irritimi ndaj thirrjeve raciste të ushtarëve grekë gjatë paradës në Athinë.

Një i ri që është kthyer në vendlindje për të festuar pashkët shprehet se ka qëndruar atje për 4 vite dhe qëndrimi në burgjet greke për 19 ditë ka qenë shumë i vështirë për të. Sipas tij gardianët bënin veprime raciste ndaj emigrantëve shqiptarë duke mos u dhënë paratë për ushqimin e përditshëm, të cilin e siguronin nga të afërmit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›