Grabisnin natën nën kërcënimin e thikës, dy të rinj në pranga
Tiranë- Dy të rinj janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohen se grabisnin qytetarët nën kërcënimin e thikës.
Sipas burimeve zyrtare, janë arrestuar shtetasit Edmond Dapi dhe Armand Jakupi. Ndalimi i tyre është bërë në kushtet e flagrancës, teksa grabitën një telefon.
Gjatë momentit të ndalimit, ayre ju gjet edhe arma e ftohtë, me të cilën kërcënonin njerëzit për t’i grabitur.
Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Mësohet se të rinjtë shfrytëzonin orët e vona të natës dhe errësirën për të grabitur.
Policia po heton për zbardhjen e të gjitha rasteve që kanë lidhje me ta.