Prokuroria, Veshi të tregojë burimin e parave
16/04/2005 Akuza rikthen në proces barrën e provës për të pandehurit
TIRANË – Sekuestrimi i pronave të të pandehurve që dyshohen se vihen me para të pista, nga ana e Prokurorisë, detyron mbrojtjen të vërtetojë të kundërtën. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka filluar një praktikë e re. Të gjithë të pandehurit që arrestohen me akuza të ndryshme dhe më pas u sekuestrohen pronat, që dyshohen se janë vënë me paratë e trafikut të armëve, drogës e femrave, u duhet të vërtetojnë të kundërtën. Dje, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka qenë seanca e parë gjyqësore e këtij lloji. Avokatët dhe i pandehuri Albeti Veshi duhej të vërtetonin para gjykatës se, pronat e blera në Sarandë, rridhnin nga para të pastra dhe nuk kishin lidhje me trafikun e femrave për prostitucion. Albeti Veshi u akuzua nga bashkëshortja e tij se e shfrytëzoi për disa kohë në Belgjikë si prostitutë dhe me paratë e fituara prej saj, ai arriti të blejë disa prona në Sarandë, madje, të qarkullonte me makina luksoze. I pandehuri dje para gjykatës është shprehur se, pronat në Sarandë i ka blerë me paratë e fituara nga puna gjatë qëndrimit në Belgjikë. Ndërkohë që e kundërta ka ndodhur me provat në dosje. Në Belgjikë, i pandehuri figuron të ketë qenë i martuar me vajzën që e denoncoi. Ndërsa më pas, ai arriti ta eliminonte atë nga të gjitha paratë e familjes, duke e dërguar përsëri në vendin ku kishte punuar si prostitutë. Kështu, me vendimin e saj, gjykata vendosi të sekuestrojë provizorisht, (deri në përfundim të hetimit gjyqësor) të gjitha pronat që ndodhen të regjistruara në emër të nënës së të pandehurit Albeti Veshi, nga Berati. Sekuestro u vendos mbi një apartament që ka kushtuar 36 milionë lekë, një lokal 55 milionë lekë dhe dy makinave luksoze tip "Benz", një "eleganc" dhe një tjetër "slloun". Adresat e pronave u dhanë nga vajza e trafikuar në Belgjikë, gjatë seancës së sigurimit të provës.