Var veten me shall, inxhinierja 23-vjeçare

16/04/2005 Letra: Familja nuk hyn në këtë mes. Kam problemet e mia personale
TIRANË- Vetëvaret me shallin e saj rozë, një 23-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17.00, të ditës së djeshme, përballë vilave amerikane, në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan, kur Blerina Shina, 23 vjeçe, lindur në Burrel e banuese në Tiranë, i ka dhënë fund jetës në dhomën e saj. Askush nga familja nuk kishte dëgjuar gjë nga kjo ngjarje e rëndë, ndërsa ka qenë nëna e saj, ajo që hyri në dhomë, e gjeti vajzën në një gjendje tepër të rëndë, pasi ishte në momentet e fundit të jetës. Më pas ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku u fut menjëherë në sallën e reanimacionit, për t'u kuruar nga mjekët. Burime nga Mjekësia Ligjore thanë se koha që Shina ka qëndruar e varur ka qenë e madhe dhe është pikasur tepër vonë, gjë, e cila ka sjellë vdekjen e saj. Pas qëndrimit në spital, trupi i pajetë i 23-vjeçares u dërgua menjëherë në morgun e Tiranës, ku u ekzaminua trupi i saj.
Letra
Burime të Komisariatit numër 1, i cili ka në juridiksionin e tij këtë zonë, thanë për gazetën se ish-studentja e Inxhinierisë Elektronike, e cila kishte një vit që kishte mbaruar studimet, la një letër para se të vetëvarej. Mes rreshtave të saj shkruhej: "Lamtumirë të gjithëve. Po e vras veten për problemet e mia personale. Familja nuk hyrë fare në këtë mes". Familja e Blerinës, e cila punonte në një qendër interneti, përbëhet nga babai i saj, nëna, motra më e madhe, e martuar dhe vëllai, i cili jeton si emigrant në Itali. Fqinjët e familjes me origjinë nga Burreli, të transferuar pas vitit 1990 në Tiranë, thanë për "Metropol" se, kjo njihej si familje e kulturuar, ndërsa vajza ishte e sjellshme dhe e komunikueshme me të gjithë. Prej një viti ajo punonte në një qendër interneti, pasi, sipas policisë ajo kishte mbaruar studimet e larta për Inxhinieri Elektronike. Në orën 13.00 të ditës së sotme, trupi i saj i pajetë do të përcillet për në banesën e fundit, ndërsa është lajmëruar në rrugë telefonike vëllai i saj që jeton në Itali. Shkaqet e vetëvarjes së saj ende kanë mbetur të paqarta.
Raste vetëvarjesh në Shqipëri
TIRANË- Shqipëria prej mëse një viti ka përjetuar me dhjetëra raste vetëvrasjesh. Më klasiket mbeten ato të tri vajzave të mitura, të cilat u vetëvarën në të njëjtën mënyrë. Pasi lidhnin shallin në banjë, ato shtynin karrigen. Vogëlushja 11 vjeçe, me mbiemrin Rojdho, nga Tirana, hapi e para këtë cikël, e më pas në Fier Esmeralda Cenaj. Ndërsa dy javë më parë, në Linzë, nëna e dy fëmijëve u vetëhelmua me fostoksinë. Shkaqet që kanë detyruar këto femra të kryejnë këtë akt kanë qenë të shumta, ndërsa ato ekonomiket dominojnë.