E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata, pafajësi për kushëririn e Aldo Bares

16/04/2005  Prokuroia kërkoi 17 vjet për akuzën e vrasjes së Artur Shehut

TIRANË – Prokuroria kërkoi dënimin e të pandehurit Mirgen Gina, hetuar dhe gjykuar në mungesë me 17 vite heqje lirie. Por ndryshe vendosi dje gjykata. Për të asnjë nga provat e sjella nga akuza nuk mund të vërtetojnë se autori i vrasjes së mbetur në tentativë të Artur Shehut, në vitin 2002, është i pandehuri Mirgen Gina. Një nga provat që Prokuroria kishte sjellë në gjykatë ishte procesverbali i paraqitjes për njohje.

Provat

I dëmtuari Artur Shehu, sipas prokurorit, kishte arritur të njihte Mirgen Ginën nëpërmjet një fotografie të paraqitur për njohje. Kjo provë është marrë vetëm në një seancë për sigurimin e provës, ndërkohë që para gjykatës, Shehu nuk është paraqitur. Mësohet se, Artur Shehu është nga Orikumi i Vlorës dhe shok i ngushtë me Roland Shytin. Nga ana tjetër, Mirgen Gina sipas akuzës, njihet si një ndër personat që ka marrë pjesë në tentativën për vrasje të Bernard Linatopit në Lushnjë. Linatopi është shok i ngushtë me Roland Shytin, i cili ka patur marrëdhënie pune me Linatopin dhe kundërshtar me kushëririn e Mirgen Ginës. Por, pavarësisht nga të gjitha ato që kanë ndodhur, gjykata nuk ka marrë parasysh provën e paraqitjes për njohje, duke i dhënë të drejtë mbrojtjes që kërkoi pafajësi. Gina nuk dihet se ku ndodhet, ndërkohë që mbrojtja e tij ka paraqitur pretendimet e veta. Artur Shehu është qëlluar për t’u vrarë, ndonëse i shpëtoi për mrekulli plumbave në vitin 2002, në rrugën Fier-Vlorë. Bashkë me Shehun në makinë ka qenë edhe një person tjetër. Ndërkohë që Shehu i ka shpëtuar plumbave, autori pas vendimit të gjykatës nuk dihet se kush është.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›