Rëndësia ndërkombëtare e zgjedhjeve të Shqipërisë
16/04/2005 Brenda pak ditësh Shqipërisë i erdhën nga bashkësia ndërkombëtare disa mesazhe autoritare, në lidhje me cilësinë e zgjedhjeve që duhej të bëjë, por edhe hollësira të tjera të lidhura me to. Mesazhi i Presidentit amerikan, Bush, ishte më autoritari: në një letër që do të duhej të ishte përgjigje kortezie, ripërsëritëse e mirënjohjes amerikane për angazhimin shqiptar në Irak, u dhanë paralajmërime të qarta për cilësinë e zgjedhjeve në vend: pra, nuk do të toleroheshin manipulime dhe shfaqje të ngjashme me të viteve të tjera. Kushdo që njeh diplomacinë e kupton se nënvizimi i një çështjeje të tillë në një letër, që është konceptuar si letër kortezie, tregon më së paku seriozitetin, me të cilin është marrë ajo. Mesazhet perëndimore vijuan me vizitën në Shqipëri të kreut të radhës së OSBE-së dhe u plotësuan me vizitën e kreut të ODIHR-it, institucioni më autoritar ndërkombëtar për zgjedhjet, i cili funksionon kryesisht për zgjedhjet dhe, me sa duket, vetëm për Shqipërinë, po të mbash parasysh se në juridiksionin e tij në planin gjeografik, vetëm Shqipëria është vend që nuk arrin të mbajë zgjedhje sipas standardeve. Dhe sigurisht priten dhe mesazhe të tjera perëndimore më vonë.
Ajo që mund të arrihet të kuptohet prej këtyre mesazheve të drejtpërdrejta dhe jo të tilla, është se cilësia e zgjedhjeve të Shqipërisë është jo vetëm çështje jetike për seriozitetin e saj brenda bashkësisë ndërkombëtare, për ecurinë e saj në procesin e integrimit, por mjaft e rëndësishme dhe për vetë bashkësinë ndërkombëtare. Ndërsa për aspektin e parë është folur shumë, për të dytin duhet folur akoma që të qartësohet.
Më së pari, imponimi ndërkombëtar për datën e zgjedhjeve solli në dritë një element të ri. Duke respektuar kushtetutshmërinë e afateve, institucionet ndërkombëtare më autoritare për zgjedhjet, e bënë të qartë se për të vëzhguar ato do të sakrifikojnë shumë prej komoditetit të tyre që lidhet sigurisht dhe me periudhën e pushimeve të verës. Duke refuzuar kërkesën e opozitës për një datë më të afërt, ODIHR e bëri të qartë se do dërgojë m’u në fillimin e pushimeve evropiane një numër jashtëzakonisht të madh vëzhguesish, rreth 500. Më shumë se kudo, dhe më shumë se kurrë më parë në Shqipëri, ndoshta bën përjashtim 1997, një vit i veçantë në historinë tonë. Në 2001, rreth 285, në 2003, 330 vëzhgues dhe në 2005, 500 vëzhgues. Siç mund të kuptohet një prani e tillë e shtuar në një periudhë të tillë, tregon pikërisht këtë rëndësi të zgjedhjeve shqiptare për ndërkombëtarët. Rëndësia e një premtimi të tillë rritet akoma më shumë po të marrësh parasysh edhe se data 10 korrik mund të jetë dhe data e zgjedhjeve të reja në Kirgizi, një vatër e rëndësishme trazirash, pjesë e dominosë ish- sovjetike dhe se bashkësia ndërkombëtare në një rast të tillë do të angazhonte njëherësh në dy vende një numër të madh vëzhguesish. Në planin shqiptar, ndërkaq ajo tregon se ankesat e opozitës për manipulime të mundshme në frymën e traditës më të mirë të socialistëve, janë të besueshme, ose u bënë të besueshme për veshët e ndërkombëtarëve. Nuk ka diskutim se në rritjen e besueshmërisë së këtyre ankesave duhet të ketë ndikuar dhe përfshirja në to e një subjekti tjetër si LSI-ja, që i rrit sigurisht seriozitetin atyre.
Por, çdo e mirë ka dhe një të keqe nga mbrapa. Përcaktimi i një date të tillë, megjithëse zgjedhjet do të jenë me një turn, besohet se do të krijojë probleme për ankuesit potencialë ndaj cilësisë së tyre. Nuk mund të mendohet se ndokush do të merret seriozisht me to pas datës 3 apo 10 korrik, periudhë kur kancelaritë dhe organizmat ndërkombëtarë ulin intensitetin e aktivitetit të tyre. Nëse i sheh të lidhura dy elementët, datën e imponuar që mund të jetë 10 korriku (më 3 korrik do të jetë një aktivitet i OSBE), dhe numrin e vëzhguesve, atëherë mund të mendosh një skenar të tillë: numri i vëzhguesve- 5 për një zonë elektorale, do të imponojë një verdikt përfundimtar për cilësinë e zgjedhjeve, pas të cilave nuk pranohen më ankesa. Pra, perëndimorët do të thonë se ne i vëzhguam nga afër imtësisht dhe nuk pranojmë ankesa pas kësaj date. Në këtë linjë duhet parë dhe premtimi i zotit Berisha se do të pranojë përfundimet e vëzhguesve ndërkombëtarë në lidhje me cilësinë e zgjedhjeve. Nëse sheh në vijimësi historikun e përgatitjes së tyre duket se zotit Berisha në këmbim të pranimit të thuajse të gjithë kërkesave të tij për Kodin Elektoral, KQZ dhe të tjerat, i është kërkuar të mbyllë gojën për çdo pretendim pas shprehjes së mendimit prej vëzhguesve. Në fund të fundit, edhe nëse do të pranoheshin ankesat, është e sigurt se përgjigjja ndaj tyre në një periudhë të tillë, si ajo e verës, do të ishte joprodhuese: askush nuk do të merrej seriozisht me to, por edhe çdo gjë do të vinte fare vonë. Duket se këtu ndikon dhe një element tjetër: nëse vërtet në vjeshtë do të fillojnë, ashtu siç kanë premtuar disa zëra autoritarë për çështjen e statusit të Kosovës, askush në kancelaritë evropiane nuk do të dëshironte të kishte nëpër këmbë dy çështje nga rajoni që implikonin shqiptarët.
Zgjedhjet shqiptare pra, janë të rëndësishme dhe për zhvillimet në Kosovë në vitin 2005 që është konsideruar prej qendrave më të zëshme të vendosjes si vit i statusit të Kosovës. Ato zhvillime presin jo vetëm një Shqipëri të qëndrueshme, që duhet t’i ketë zgjidhur problemet e zgjedhjeve, por priten të ndikohen në mënyrë të ndryshme në varësi të konfiguracionit politik, që do të dalë prej tyre. Në pikëpamje të destabilitetit, që mund të rrjedhë prej tyre, është e sigurt se pretendimet e shqiptarëve do të zbeheshin shumë apo do të konsideroheshin më pak prej ndërkombëtarëve. Argumenti i disa qendrave ndërkombëtare, i fuqizuar dhe prej serbëve se shqiptarët nuk dinë të qeverisin - ja shembulli shqiptar i trafiqeve, dobësive në qeverisje etj., megjithëse nuk do të thuhej zyrtarisht - do të ishte një faktor pengues apo zvogëlues i asaj që do të mund t’u jepej shqiptarëve. Asnjë institucion apo kancelari ndërkombëtare autoritare në pikëpamje të vendimmarrjes - ndoshta me përjashtim të atyre që janë pak larg shqiptarëve - nuk do të ishte e interesuar gjithashtu që në Ballkan të kishte dy vatra potenciale tensioni dhe trazirash politike. Ato do t’u interesonin vetëm atyre fuqive apo shteteve armike, apo divergjente në interesa me shqiptarët. Ndërsa në pikëpamje të konfiguracionit politik, që do të të dalë prej zgjedhjeve, duket se situata do të jetë thuajse e njëjtë në të dy rastet. Nëse fiton PS, që do të jetë me siguri një fitore e ngushtë dhe e kontestuar, atëherë nuk pritet që Shqipëria të ketë një zë të fortë, për shkak të komplekseve që ka numri një i PS, Nano dhe mungesës së autoritetit që ka aktualisht Shqipëria zyrtare në Kosovë, natyrisht me ndonjë përjashtim. E njëjta gjë do të ndodhte edhe nëse prej zgjedhjeve do të vinte Berisha, i cili ka probleme të hapura me bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me Kosovën, siç e tregon dhe bllokimi i vizitave të tij atje. Pra, bashkësia ndërkombëtare ka një interes të shtuar për këto zgjedhje dhe për shkak të implikimeve të tyre në Kosovë.
Zgjedhjet e Shqipërisë kanë dhe një interes tjetër për të huajt. Në jo pak raste është vënë në dukje prej tyre rëndësia e mospërfshirjes në lista të figurave të biznesit, të kriminalizuara apo me lidhje të dyshimta. Ata do të ndjekin me vëmendje që tani sesa seriozisht është marrë kjo porosi e tyre. Askujt nuk I leverdis në perëndim që të ketë të bëjë me kriminelë apo trafikantë me imunitet politik, dhe sigurisht një gjë e tillë pritet të ketë pasoja të rënda në imazhin dhe përparimet e mundshme të Shqipërisë.
Pra më së fundi, miqtë ndërkombëtarë, njohës të mirë të situatës në Shqipëri janë të interesuar të kenë një konfiguracion politik serioz, që pasqyron vullnetin real të shqiptarëve, vullnet që garantohet vetëm nëpërmjet zhvillimit të zgjedhjeve të lira. Nëse ato do të jenë të tilla, jo vetëm që nuk do të kenë motive qëndrimi apo funksionimi zyra të tilla si ajo e OSBE-së, në Tiranë, duke hequr nga harta vendin më problematik për zgjedhjet në Evropë, por perspektiva e marrëdhënieve të institucioneve ndërkombëtare me Shqipërinë merr një dritë të re. Mesazhet autoritare të radhës do të jenë të një lloji tjetër.