Yjet e Hollivudit vishen me kanotiere
17/04/2005 Me rripa të ngushtë pas shpatullave ose, sipas modelit amerikan, kanotierja është bërë modë, nga e cila divat e Hollivudit nuk mund të heqin dorë. Me ardhjen e vapës vjen edhe dëshira për t’u zbuluar dhe yjet duket sikur e kanë vendosur tashmë, që kanotierja e thjeshtë është veshja ideale për t’u ndjerë dhe për të qenë në modë dhe në të njëjtën kohë, për të mposhtur vapën. Kjo duket qartë në Kaliforni, ku rreziku për t’u përballur me bukuroshet hollivudiane është i lartë dhe nuk është aspak gjë e rrallë të shohësh edhe preferencat në modë të aktoreve ose këngëtareve më të famshme. Mes më “të ndjekurave dhe fotografuarave” është pa dyshim trashëgimtarja e skandaleve Paris Hilton, e cila nuk heq dorë dhe nuk e këmben me asgjë në botë stilin super trendi dhe të ngarkuar. Ndërsa për paraqitjen ujë e sapun është tërësisht pro aktorja Debra Messing, e cila është parë të shëtisë me një model rozë karameleje dhe me flutur të stampuar. Kanotierë new vintage me logon shumë të dukshme e ka veshur Halle Berry, aktore në "Catwoman", e cila është përherë e mrekullueshme dhe në formë edhe kur del pa tualet në rrugë. Por nuk mbaron me kaq. Ish-roja bregdetare Pamela Anderson dhe Demi Moore, kur dalin për të bërë blerje në dyqanet më elegantë të Los Anxhelesit, pëlqejnë shumë të vishen sportive. Por ka edhe nga ato që nuk do të hiqnin dorë nga nxjerrja e kërthizës. Është rasti i Jennifer Lopez dhe rivales së saj të përjetshme Britney Spears, që të dyja të fotografuara me një veshje vërtet “të varfër” dhe e reduktuar në kufijtë më minimalë. Edhe pse më atletikja nga të gjitha mbetet Cameron Diaz, shpesh e fotografuar ose e parë, ndërsa vrapon në plazh ose bën not në Oqean, një çmim tepër i veçantë i shkon dhe Madonës, e cila edhe pse i ka kaluar të 40 vjetët, të lë përherë pa frymë edhe kur vesh një kanotiere të thjeshtë.