E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasioni për verë bën bashkë personazhet e njohur



Dy netë më parë në një nga lagjet e qendrës në kryeqytet u inagurua një vinotekë e re. Dhe si gjithmonë kurioziteti për ambientet e reja është i madh. Paparaci ynë shkoi atje për të parë nëse do të kishte prezencë të personazheve Vip dhe në fakt zbuluam se janë pikërisht ata frekuentuesit e ambienteve ku shërbehet verë e mirë. Folësja e lajmeve në “Top Channel” dhe prezantuesja e programit të pasdites Genta Popa, ishte një nga klientët e lokalit të ri e shoqëruar nga një mikeshë e saj dhe e veshur shumë sportive, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në ekran. Ndërkohë paparaci ynë gjeti edhe çiftin e njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska. Krahas biznesit të tyre Ermali është i angazhuar në programin “Apartamenti 2xl” ndërsa Ami sapo ka nisur sezonin e ri të “Portokalli”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›