Gripi prag epidemie ne Tirane

Në urgjencat e spitaleve të Tiranës por edhe në qendrat shëndetësore është rritur ndjeshëm javet e fundit numri i pacientëve me grip. Autoritetet zyrtare të shëndetësisë, raportojnë një numër të lartë të fëmijëve deri në moshën 14 vjec, numri i të cilëve ka shkuar pranë urgjencës së pediatrisë në QSUT, deri në 200 vizita në ditë. Infeksionet respiratore kanë prekur edhe pacientët, që vuajnë nga sëmundjet kardiake. Numri i vizitave në pavionin e kardiologjisë, shkon në 70-80 vizita në ditë, ndërsa në spitalin e infektivit, në urgjencën pranë tij, numri i pacientëve që kërkojnë mjekim cdo ditë shkon në 10 -15.
Një vit më parë në të njëjtën periudhë, infeksionet respiratore kanë qenë më pak prezente në territorin e vendit, pasi masat që u morën nga autoritetet e shëndetësisë, ishin edhe më të rrepta si pasojë e gripit pandemik që qarkullonte në vend. Aktulisht nga specialistët e shëndetit publik në vend, nuk janë raportuar raste të pacienteve me gripin e derrit, megjithëse, virusi A/H1N1, është prezent në rajon.
Vetëm pak javë më parë, autoritetet e shëndetësisë, ngriten shqetësimin së popullata, duhet të vaksinohet madje dhe me vaksinën ndaj virusit A/H1N1 për të shmangur komplikacionet e mundshme, të cilat në rast se nuk trajtohen nga profesionistë, mund të sjellin pasoja serioze për jetën, për cdo lloj grupmoshe.
Edlira Sulejmani