Perkthyesja qe u detyrua te kthehet ne prostitute
Divorci, dy vjet me pare, ndryshoi jeten e Blerines, e cila sapo kishte sjelle ne jete nje femije. Perpjekjet per te mos lejuar qe djali i saj i mitur te rritet ne nje jetimore e kane cuar drejt nje rruge, qe per shume shqiptare quhet e pamoralshme, kurse per drejtesine eshte e paligjshme. Kryeqyteti shqiptar nuk gelon vetem nga njerez qe vijne per halle dhe qejf, por edhe nga njerez qe kerkojne mbijetesen nepermjet nje pune, sadopak e pandershme qe te jete. Me kete qellim, shtate muaj me pare, Blerina S., 28 vjece, do te linte qytetin e saj, Elbasanin, per te mberritur ne Tirane. Me vete ka marre edhe djalin e saj 2-vjecar, te cilin e mban me vete edhe kur shkon me klientet e saj, kurse netet i kalon neper hotele. “Nuk kam rrugezgjidhje tjeter. Qe kur kam sjelle ne jete tim bir, veshtiresite ekonomike jane shtuar dhe pune nuk kam gjetur”, thote ajo per gazeten “Koha Jone”. Kurse per ngjarjen e ndodhur javen e kaluar, ne qender te sheshit “Skenderbej”, kur dy femra qe prostituonin kishin mashtruar nje te mitur me te njejtin qellim, Blerina thote se ka degjuar per kete histori, por nuk i intereson te merret me keto gjera. Kur e pyesim se ku i kerkon klientet, tregon me shenje per nga qendra, ne lulishte apo pas Teatrit te Operes dhe Baletit, apo diku rreth Bibliotekes Kombetare. Diku me tej luan femija i saj i mitur, qe here pas here qan.
Cilat jane arsyet qe ju shtyn te nisnit kete rruge dhe pikerisht ne kryeqytet?
Gjithcka ka nisur kohe me pare, kur une linda femijen dhe jetoja ne Elbasan. Per fat te keq perjetova dhe divorcin (nuk jep arsye perse eshte ndare). E gjendur ne kushte te veshtira jetese, u detyrova te vija drejt kryeqytetit, per te mbijetuar. Por, duke qene se nuk kishte pune per mua dhe meqe kisha nje femije, i hyra kesaj rruge, qe shumica e njerezve e quajne te pamoralshme, por qe per mua eshte menyra me e mundshme per te jetuar dhe per te mbajtur gjalle frymen dhe femijen tim.
Cfare ju ka shtyre qe te dilni ne rruge cdo dite dhe te ushtroni kete zanat, qe ne vendin tone eshte i ndaluar?
Ne momentin qe mberrita ne Tirane, nuk kisha njeri dhe vend ku te rrija. Duke qene ne kete gjendje, rruga e vetme ishte kjo. Kisha nje femije, te cilin duhej ta rrisja dhe kete zanat e ushtroj pikerisht per kete gje, per te rritur djalin tim, qe tani eshte ne nje moshe te vogel. Ai e ka emrin L....s.
Prej sa kohesh keni ardhur ne Tirane dhe ushtroni kete profesion?
Ne qender te kryeqytetit dal pothuajse perdite, qe nga muaji gusht, ose me saktesisht qe nga muaji qe kam ardhur nga Elbasani ne Tirane, arsye kjo e lindur per te ruajtur opinionin e familjes dhe per te fituar buken e gojes. Por ndryshe nga te tjerat, prostituoj per djalin dyvjecar, per te rritur ate qe te mos i mungoje asnje gje. Nuk e le foshnjen ne jetimore pa dhene shpirt me pare. L...s eshte zemra ime dhe une jam nena dhe streha e tij.
Po zakonisht kur ju keni per te “punuar”, femijen ku e lini?
Ky femije nuk ka qeshur kurre, ja keshtu qan perdite. E di qe do t’ju dukem monstruoze, sepse e mbaj me vete edhe gjate akteve te turpit, por ai tani per tani nuk kupton gje, edhe pse rri diku ne cep te krevatit, ashtu, gjithmone me mua. Ndersa une pa ate me mire te vdes. Me mire te dy nen dhe, se te ndare nga njeri-tjetri.
Qe prej muajit gusht, a arrini te fitoni nepermjet ketij profesioni dhe sa u kerkoni klienteve?
Mund te them se arrij te mbijetoj duke hequr te gjitha shpenzimet e dites dhe hotelin. Po keshtu per t’u kujdesur per femijen tim. Arrij te kem mesatarisht 2-3 kliente cdo dite, ndersa pazari shkon ne 3 mije leke te reja per secilin. Ka dhe raste kur me duhet te pranoj edhe me poshte, sipas rasteve e diteve.
Nga perkthyese ne shoqate, ne divorc dhe varferi
Pas ndarjes me bashkeshortin, jeta mori tatepjeten per Blerinen 28-vjecare, duke e lene pa mbeshtetje mes kater rrugeve me nje femije te sapolindur, ndersa te dytin, qe ishte dhe i madhi, e ka marre ish-bashkeshorti pas ndarjes. Familja e saj, per nje vajze te divorcuar, fshiu cdo menyre komunikimi, duke i dhene goditje edhe me te madhe fatkeqesise. E detyruar nga varferia, iu lut burrit te saj te kujdesej te pakten per femijen e saj me te madh, lutje kjo qe mezi u pranua nga ish-bashkeshorti dhe per me teper nga bashkeshortja e re e babait te femijeve. E vetme dhe e braktisur nga njerezit me te dashur, mori rrugen per ne Tirane, per te bere ate qe kurre nuk kishte menduar ta bente me pare, te prostituonte. “Pa asnje ndihme sociale, si dhe me asnje njeri prane, pervec frikes se krimineleve, me duhet te ruhem edhe nga hakmarrja e tim vellai”, tregon ajo per gazeten. Kur i permendim se, nese do te nderronte zanatin, ajo shton se dikur ka qene perkthyese, edhe pse jo perfekte, e gjuhes italiane, per nje shoqate kristiane ne Elbasan dhe se jeta qe po ben i ka marre cdo gje. “Ju me thate se kujt do t’i kerkoja ndihme dhe do te doja me shume se cdo gje qe t’i rilutesha Zotit, por nuk kam as fytyre e as ndergjegje ta bej. Kam qene besimtare dhe me shihni si jam katandisur, per turp. Tashme vetem nje gje kerkoj, deshiroj qe im bir te jete i lumtur, ose ne pamundesi le te jetoje normalisht, por jo keshtu, se kjo jete po na tret te dyve per se gjalli”, perfundon rrefimin Blerina, ndersa nga syte i rreshqasin lotet, qe nuk i permban dot.