E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa NATO nuk ka Maqedoni

Kryetari i PDSH ne Maqedoni, ne nje interviste te drejtperdrejte mbreme ne televizionin Klan, me gazetarin Blendi Fevziu, ne emisionin e tij “Opinion +”, u ndal gjate ne ceshtjen e shtetit me te ri. Flet edhe per shqiptaret e Maqedonise dhe komenton shifrat e ndryshme qe jepen mbi peshen qe ata zene ne popullsine e vendit fqinje
Prej sa kohesh jeni ne politike?
Zyrtarisht ne funksionet kryesore, qe prej vitit 1993.
Aktualisht jeni me shume sesa 15 vjet ne politike aktive, por padyshim qe keni qene i involvuar edhe me perpara?
Absolutisht, ne levizjet ilegale te shqiptareve ne ish-Jugosllavi.
C’do me thene levizje ilegale?
Eshte nje teme qe besoj askush nuk arrin ta shpjegoj, ashtu sic duhet ka shume keqkuptime. Personalisht, gjithmone kam qene i frikesuar se keqkuptimet mund te ishin shume te medha ne Shqiperi. Ajo levizje quhej atehere levizje marksiste-leniniste.
Ishte realisht nje levizje e tille?
Nuk ishte absolutisht, per shkak se nje pjese e atyre lojtareve te rinj te asaj levizjeje politike jane tashme ne demokraci, thjesht ishte levizje kombetare.
Po perse quhej marksiste-leniniste?
Problemi i shqiptareve dhe i gjithe popujve tjere eshte se ata 99% identifikohen me shtetin e tyre kombetar. Ne ate kohe identifikimi nderkombetar perzihesh ne menyre te drejtperdrejte edhe me ate ideologjik, qe ne kohen e tranzicionit u vleresua si gabim, por ajo nuk shkaktoi ndonje problem. Disa, sic jam une, paten fatin te arrijne deri ketu ku jam une, ndersa te tjere pesuan me keq, me burime, shumica prej tyre ishin pjesemarres te luftes se armatosur ne ish-Jugosllavi, sot nuk jane mes nesh. Besoj se kjo ishte fryma kryesore e tranzicionit, si ne aspektin ideologjik dhe ate kombetar. Sot e pakuptueshme dhe e papranueshme do te ishte edhe per shqiptaret e Maqedonise. Mirepo, une mbaj mend tendencen e maqedonasve me jugosllavet per te na asimiluar, kjo gjenerate e re kur e mban mend kete situate, ceshtja ka qene shume e ngarkuar dhe shume e tmerrshme. Viti ‘81 dhe ‘82 i gjeti shqiptaret e Maqedonise me ndalese te perdorimit te toponimeve shqipe, shqiptaret e Maqedonise nuk kishin te drejte te thoshin Shkup, po Skupje.
Po sot?
Shkup. Kjo kohe i gjeti shqiptaret ne paralele te perziera. 30 nxenes ishin shqiptare, ishin 3 maqedonas dhe aty do te mesohej ne maqedonisht. Tmerr. Kosova pat me teper, i rezistoi kesaj fushate antishqiptare, per shkak te kapacitetit ne te gjitha sferat, qofte intelektuale, politike, por edhe kandidative. Disa here e kam permendur, moderatori eksperimental antishqiptar ne cdo aspekt ishte Maqedonia. Me vjen shume keq ta them kete. Ne cdo eksperiment negativ qe ishte funksional per shqiptaret ne Maqedoni, pastaj menjehere mbartesh ne Kosoves, si model veprimi.
A eshte e vertete zoti Thaci qe shqiptaret e Maqedonise ishin me refuzuesit per t’u integruar ne ish-Jugosllavi?
Jo. Per te qene te sinqerte, shqiptaret ne Maqedoni atehere edhe fatkeqesisht edhe sot jane ne nje nivel te ulet shkollimi. Ndikimet fetare, sidomos islamiket, qe ishin te shtyra nga ana e pushtetit te atehershem dhe sherbimi sekret, punonin ne te gjitha sferat qe shqiptaret e Maqedonise t’i asimilojne, asimilimi nuk ishte i rendesishem nese do te quhej maqedon apo mysliman, me rendesi ishte qe te eliminohen keta.
Nese kjo do te kishte sukses?
Nese kjo do te kishte sukses kjo do te mbartej ne Kosoves. Por jam i detyruar te them se ne shqiptaret e Maqedonise ka pasur burra te tmerrshem, te cilet kane rezistuar. Eshte nje plak i Tetoves, i cili nuk eshte me mes nesh, ka qene 3 here ne burg, nje here 9, nje here 10, nje here 12 vjet, Haxha Mehmet. Shqiptaret e Maqedonise e njohin, ka qene personi i cili ka rezistuar dhe personi qe gjithmone cdohere qe eshte sanksionuar, me fuqishem i eshte qasur kesaj rruge. Perfundimisht normalistet e Elbasanit, ata mesues te vjeter qe paten ne “okupimin fashist te Italise” qe ta mbillnin ate fare dhe arsimi per ta ne jete ka qene kontribut shume i madh. Ne sot sigurisht nuk kemi kohe qe t’i permendnim te gjitha aspektet e atij asimilimi. Mos punesimi, debimi jashte, represioni, ngrirja e shkollave edhe keshtu me radhe.
Nje jave me pare Kosova eshte shpallur e pavarur. Kosova eshte njohur nga 80 vende te botes, por nuk eshte njohur nga Maqedonia...
Nuk ka dyshim qe ne aspektin strategjik njohja nga Maqedonise eshte teper e rendesishme. Une sot pata edhe nje diskutim publik, ku permenda se njohja e Kosoves te shteteve te krijuara nga ish-Jugosllavia, eshte nje njohje strategjike dhe duhet te jete nje percaktim strategjik vetekosovar. Nje aleance e re e popujve qe dolen nga shtetet e ish-Jugosllavise do te eliminoje ate tezen e kisiviktizimit te Jugosllavise, aktualisht do te filloje nje teze tjeter se te gjitha keta popuj ishin ne diktatin e gjermanizimit serb dhe kjo aleance do te jete shume funksionale dhe shume pozitive, e t’i ndihmoje Kosoves.
Hyrja e ambasadave ne Boshnjake dhe Kroate ne Beograd ishte nje sinjal per kete.
Po thjesht serbet kane mungese totale te argumenteve funksionale politike dhe juridike, une edhe sot thashe se ata kane argumentin, por nuk do te thote se duhet te nencmohet ky argument nga ana e shqiptareve. Maqedonia detyrimisht qe do ta pranoje pavaresine e Kosove.
Perse ka hezituar deri tani?
Nuk ka hezituar, mirepo duhet te kemi parasysh se te gjitha keto ceshtje qe jane teper delikate shkojne ne bashkeveprim me Brukselin dhe Uashingtonin. Une, para dy-tre diteve, thashe ne nje menyre pak me te forte, se do ta pranoje kur do te thote Partia Demokratike Shqiptare. Maqedonia per arsye shqiptare dhe per arsye te rruges qe ka paracaktuar integrimin ne NATO dhe ne BE, duhet ta pranoje Kosoven.
Eshte nje hezitim per rakordim me Brukselin apo ka nje hezitim te brendshem?
Nuk ka hezitim te brendshem dhe kete do ta mbeshtes me argumentin qe kryeministri Gruevski prej kohesh e ka pranuar planin “Ahtisari”. Kryeministri Gruevski edhe nuk ka deklaruar edhe ne Tirane se nuk do ta pranoje. Ju i dini lojerat diplomatike kur ministri i Mbrojtjes do te thote se duhet te pranohet. Mendoj se nuk duhet ngutur me kete situate.
C’do me thene nuk duhet ngutur?
Nuk duhet plasur sipas meje, mund te jete edhe gabim, ne ate forme qe te shkojme ne nje triumfalizem te fuqishem te shqiptareve. Jemi ne finalen e nje procesi shume delikat dhe interesi i shqiptareve te Maqedonise eshte kryesore ftesa per ne NATO qe duhet te merret per Maqedonine. Kjo eshte teper e rendesishme, por eshte me e rendesishme kur kemi parasysh se edhe Shqiperia eshte ne kete drejtim.
Komentatoret ne Shkup me lane te kuptohet qe marrja e nje vendimit per njohjen e Kosoves te menjehershem mund te krijonte nje peshtjellim ne Maqedoni ku ka minoranca dhe ndikim te forte serb?
Minoranca serbe eshte shume e vogel, rreth 2%. Jemi ne akordim e siper me Brukselin dhe Uashingtonin dhe kjo ceshtje eshte ceshtje dites. Eshte ceshtje ditesh, ceshtje e kryer, nuk eshte ceshtje muajsh apo vitesh.
Si u perjetua pavaresia e Kosoves te shqiptaret e Maqedonise?
Te maqedonasit me frike shume.
Perse me frike shume?
Ajo e para qe bashkebiseduam me pare. Ata u kane hak shqiptareve. Ne normalisht nuk duam qe t’i marrim hak, por duam qe te jene te vetedijshem. E dyta, ne aspektin tjeter na marrin hak ne shqiptareve.
Maqedonasit kane nje problem shume te rende me identitetin e tyre nacional.
Maqedonia eshte nje shtet qe, sipas shifrave zyrtare, eshte 25% dhe sipas meje kjo eshte 35%. Jane bere shume manipulime gjate regjistrimeve. Eshte nje proces qe po ndodh, por nuk eshte ashtu. Une kam 4 vellezer dhe 2 motra, prinderit e mi kane 6 femije.
A mund te jetojne maqedonasit ne nje shtet?
Kushtetuta e Maqedonise tregon qe eshte nje shtet i pavarur. Maqedonasit ishin te fuqishem ne kohen e Jugosllavise. Ne Tetove jane punet shume te perziera. Shqiptaret e Maqedonise edhe ne aspektin familjar jane shume te perzier me qytetaret kosovar.
Nga jeni me origjine?
Jam me origjine nga Kosova, familja ime eshte nga atje dhe une kam lindur ne Tetove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›