E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasoja te renda per qytetaret nese Greqia del nga euro

Banka Kombëtare e Greqisë në një botim të posaçëm me titull “Duke përshkruar komponentët e dilemës së vështirë” shpreh shqetësimin se një dalje e mundshme e vendit nga Eurozona do të çonte në një rënie të konsiderueshme të nivelit të jetesës së qyetarëve me një ulje të të ardhurave në masën 55% dhe do të godiste edhe më shumë shtresat ekonomikisht të dobëta. Më tej në analizën e Bankës Kombëtare të Greqisë thuhet se një dalje nga euro do të thellonte recesionin dhe do të rriste papunësinë deri në nivelin e 34%, ndërkohë që shteti do të detyrohej të financonte nevojat e tij, duke krijuar një rreth vicioz inflacionist fillimisht mbi 30 për qind, me tendencë të fuqishme rritëse në vazhdim. Për shkak të aksesit të vështirë në valutë, vendi nuk do të mund të respektonte pjesën më të madhe të detyrimeve ndaj kreditorëve ndërkommbëtarë të cilëve u detyrohet 325 miliardë euro, gjë që do të vështirësonte edhe më shumë këmbimet e biznesit grek me botën e jashtme, me rezultat zhvlerësimin e mëtejshëm të nivelit të jetesës dhe vështirësive përherë në rritje të popullatës për të patur akses në artikuj të domosdoshëm të importit dhe posaçërisht në karburante, në barna dhe në lëndë të para të nevojshme. Këto rrjedhoja do të ishin edhe më të dhimbshme nën skenarin e një tranzicioni jo normal në monedhën e re, vlerëson Banka Kombëtare e Greqisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›