E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasojat e bojkotit, deputetët socialistë pa pasaporta diplomatike

Autori i Lajmit: S. TopiDeputetët socialistë mbeten pa pasaporta diplomatike. Burimet nga Kuvendi kanë pohuar për gazetën se në listën e deputetëve që kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka dërguar në Ministrinë e Jashtme, ashtu si në fillim të çdo legjislature për tu pajisur me dokumentin diplomatik, mungojnë ligjvënësit socialistë. Kjo për faktin se ata nuk i janë përgjigjur njoftimit të bërë rreth një muaj më parë nga administrata e Kuvendit, i cili u është drejtuar deputetëve shqiptarë, të cilëve u kërkohej të dorëzonin pasaportat e tyre diplomatike, jo për ti kthyer në qytetarë të zakonshëm, por për ti pajisur me pasaporta të reja biometrike. Në këtë njoftim zyrtar, administrata u ka lënë fundin e vitit si afat deputetëve për të dorëzuar pasaportat. Po në të njëjtin njoftim, deputetëve u kërkohej që të dorëzonin një certifikatë familjare. Ata duhet të shkojnë në Ministrinë e Jashtme për të tërhequr pasaportat e reja diplomatike. Ato do të jenë dixhitale, ashtu siç i kanë marrë edhe qytetarët e tjerë. Por ligjvënësit socialistë, të cilët prej muajsh kanë bojkotuar Kuvendin dhe nuk i janë përgjigjur as njoftimit të tij për pasaportat. Krahas deputetëve, edhe bashkëshortet e tyre, kanë të drejtën e përfitimit të kësaj pasaporte. Një lehtësi e tillë parashikohet në ligjin për statusin e deputetit. Referuar këtij ligji, deputetët dhe gratë e tyre kanë pasaporta diplomatike, çka udhëtojnë lirshëm në çdo vend të botës pa ndonjë procedurë ekstra. Statusi i deputetit përcakton se deputeti ka gjithnjë pasaportë diplomatike. Edhe në rast se ai nuk rizgjidhet, ligji i njeh të drejtën që ai të përdorë edhe tri vite të tjera pasaportën diplomatike. Statusi i deputetit përmban disa lehtësira. Deputetët që shkojnë me shërbim jashtë shtetit nga Kuvendi përfitojnë dietë ditore sipas akteve të miratuara nga Kuvendi. Në rastet kur ai ftohet të marrë pjesë në delegacionet qeveritare, shpenzimet mund të mbulohen nga organi ftues. Deputetit dhe bashkëshortes së tij u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij. Pranë çdo zone elektorale organet e qeverisjes vendore hapin zyra të veçanta pune për deputetët. Kryetari i Kuvendit, me pëlqimin e deputetëve, emëron në shërbim të deputetëve në këto zyra një sekretar, si rregull me arsim të lartë juridik, i cili pajiset me mjetet e nevojshme të punës. Fondet për nevojat e mësipërme përballohen nga Ministria e Brendshme. Deputetit i njihet e drejta për tu pajisur me numër telefoni dhe i garantohet shërbim telefonik i pandërprerë. Vlera e 700 impulseve të harxhuara për çdo deputet, 900 impulseve të harxhuara për zëvendëskryetarët e Kuvendit dhe vlera e çdo impulsi të harxhuar për Kryetarin e Kuvendit, përballohet nga buxheti i Kuvendit. Për sëmundjet që shfaqen gjatë ushtrimit të detyrës dhe kur personeli shëndetësor vlerëson trajtimin e tyre të specializuar, deputeti mund të dërgohet për kurim jashtë shtetit. Fondet për këtë qëllim sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë. Deputeti përfiton me përparësi të drejtën e strehimit ose i jepet kredi afatgjatë nga organet shtetërore përkatëse.

Neni 16
1. Deputetit dhe bashkëshortes (bashkëshortit) të tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij.
2. Shërbimet konsullore për deputetët gjatë ushtrimit të mandatit të tyre kryhen nga stafi i Kuvendit.
. Imuniteti diplomatik i deputetit garantohet nga shtetet e tjera sipas detyrimeve që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare.

Ky lajm është publikuar: 25/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›