Raporti: Sektori i industrisë, nën ethet e mungesës së likuiditetit
Ervin KOÇI
Sektori i industrisë në vend është në vështirësi serioze për shkak të mungesës së likuiditetit, i cili ka prekur tashmë edhe sektorët mbështetës. Konfindustria, ka përgatitur raportin periodik krahasimor 6-mujor për gjendjen e sektorëve industrialё tё vendit, ku ёshtё arritur nё përfundimin se gjendja e prodhimit industrial nё vend nё vija tё pёrgjithshme ёshtё e njёjtё me 6-mujorin e dytё tё vitit 2009, me veçori kryesore vazhdimёsinё e mungesave tё likuiditetit. Në një konferencë për shtyp, Administratori i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, theksoi se janë vënë re shenja përmirësimi në krahasim me 2009-ën, edhe sa i përket sektorëve që prodhojnë mallra për eksport. Në këtë analizë krahasuese tё sektorёve industrialё tё vendit, Konfinduestria është mbёshtetur nё 2 tregues bazё, treguesin e shitjeve tё realizuara dhe atë të fitimit. Në këtë analizë evidentohet se sektorët e industrive ushqimore tё prodhimeve plotësisht bazike pёr nevojat e konsumatorёve, si industria e miellit dhe nёnprodhimeve tё tij dhe industria e industria e mishit dhe nënprodhimeve tё tij, pёrgjithёsisht kanё treguar qëndrueshmeri nё 6-mujorin e parё tё vitit 2010 pёr treguesin e shitjeve, krahёsimisht me 6-mujorin e dytё tё vitit 2009. Ndёrkohë, vihet re se industritё e mёsipёrme kanё rёnie tё ndjeshme tё treguesit tё fitimit. Kjo ka ndodhur kryesisht si pasojё e veprimit tё bashkërenduar dhe grumbullues/kumulativ tё dobёsimit tё lekut kryesisht kundrejt Dollarit amerikan dhe njёkohёsisht rritjes sё çmimit tё lёndёve tё para si “drithёrat” dhe “mishi” nё tregjet ndёrkombёtare.
Sektorët
Sa i përket sektorëve të industrisё ushqimore tё prodhimeve jo bazike pёr nevojat e konsumatorёve si: industria e prodhimeve joalkoolike, industria e prodhimeve alkoolike, industria e birrës, industria e konservave, e të tjera, vihet re rёnie e treguesit tё shitjeve shoqёruar dhe rёnie e treguesit tё fitimeve. Analiza përcakton edhe të dhënat për sektorёt industriale tё lidhur drejt pёr drejt ose tёrthorazi me sektorin e ndërtimit si: industria mekanike, industria e prodhimit të çelikut, industria e pёrpunimit të hekurit dhe llamarinave, industria e prodhimit të tullave dhe tjegullave, industria e mobiljeve, industria e prodhimit të plastikёs, letrёs, të cilat sipas administratorit Buxhuku, kanё tregues negativё pёr 6-mujorin e parё tё vitit nё vazhdim krahasimisht tё njёjtёs periudhё tё vitit 2009 dhe nё gjendje pёrgjithёsisht tё njёjtё me 6-mujorin e dytё tё vitit 2009. Administratoi i Përgjithshëm i Konfidustria-s, Gjergj Buxhuku, tha se në mjaft nga sektorёt e lartpёrmendur vihet re dhe një shkallё e lartё e vonesave tё pagesave, nga tё tretёt apo porositësit pёr volumet e prodhimeve tё kryera. Sipas tij, sektorёt e industrisё sё rёndё si: industria e prodhimit tё energjisё elektrike, industria e prodhimit të naftёs dhe industritё e prodhimit tё mineraleve, kanё pasur tregues tё pёrmirёsuar tё shitjeve dhe fitimit nё 6-mujorin e parë të vitit 2010 krahasimisht me 6-mujorin e parё dhe tё dytё tё vitit 2009. Buxhuku vuri në dukje se pёrmirёsime me të njëjtin pёrfundim ka edhe për industritё e fasoneve, kryesisht të prodhimit të kёpucëve, tekstileve, përmirësime të realizuara në 6- mujorin e parё tё vitit 2010, krahasuar me atë të vitit 2009.
1- Sektori i industrive ushqimore tё prodhimeve bazike pёr nevojat e konsumatorёve:
- industria e miellit dhe nënprodhimeve tё tij,
-industria e mishit dhe nënprodhimeve tё tij,
2- Sektorё tё industrisё ushqimore tё prodhimeve jo bazike pёr nevojat e konsumatorёve:
-industria e prodhimeve joalkoolike,
- industria e prodhimeve alkoolike,
- industria e birrës,
- industria e konservave, etj.
3- Sektorёt industriale tё lidhur drejtpёrdrejt ose tёrthorazi me sektorin e ndёrtimit:
- industria mekanike,
- industria e prodhimit te çelikut,
- industria e pёrpunimit të hekurit&llamarinave,
- industria e prodhimit të tullave&tjegullave,
- industria e mobiljeve,
- industria e prodhimit të plastikёs, letrёs, etj.
4-Sektorёt e industrisё sё rёndё:
- industria e prodhimit tё energjisё elektrike,
- industria e prodhimit të naftёs,
- industritё e prodhimit tё mineraleve,
Tregtia, sektori më i kredituar nga sistemi bankar në vend
Tregtia është sektori i ekonomisë shqiptare më i kredituar nga sistemi bankar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2009 kredia për sektorin e tregtisë zinte 22.7% të totalit të kredisë, nga 21.5% që zinte një vit më parë. Ky sektor ka nga ana tjetër edhe një normë të lartë të kredive me problem, që në fund të vitit 2009 ishte 13.2%, afro tre pikë më e lartë se mesatarja e sistemit bankar. Sektori i dytë më i kredituar ishte ndërtimi, që me gjithë vitin e krizës, zinte 13.8% të tepricës së kredisë. Pesha e këtij sektori rezultoi në rënie krahasuar me një vit më parë, por kreditë me probleme u rritën në 13.9%, nga 7.6% që ishin në vitin 2008. Rritja me 83% e normës së kredive me probleme dëshmon qartë për problemet e shumta me të cilat është përballur sektori i ndërtimit. Sektori i tretë më i kredituar është industria përpunuese, që fund të vitit 2009 zinte 9.8% të tepricës së kredisë të dhënë nga bankat. Ndër sektorët ekonomikë me peshë në kreditim, industria përpunuese ka edhe përqindjen më të lartë të kredisë me probleme, në masën 17.3%. Duket se industria përpunuese ka vuajtur më shumë se çdo sektor tjetër vështirësitë e ekonomisë, duke parë se norma e kredive me probleme është rritur me më shumë se dy herë brenda një viti. Kredia për individë në fund të vitit 2009 zinte 32.4% të totalit të kredisë, nga 34.6% që zinte një vit më parë. Ajo që bën përshtypje në segmentin e individëve ishte se norma e kredive me problem qëndronte në nivelin 8.2%, ndjeshëm më pak se mesatarja e kredive me problem për biznesin si edhe për sistemin bankar në tërësi.
Institucionet jobankare, 2009-a rezultoi viti më suksesshëm
Nëse për sistemin bankar viti 2009 ishte një vit ngadalësimi, për institucionet financiare jobankare shënoi rritje të konsiderueshme. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2009, teprica e kredisë e dhënë nga këto institucione arriti në 14.2 miliardë lekë, me një rritje prej 42% krahasuar me një vit më parë. Ndonëse pesha e këtyre institucioneve në totalin e aktiveve të sistemit financiar është fare e vogël, për vitin 2009 kjo peshë është rritur në 2.26%, nga 1.68% që ishte në fund të vitit 2008. Institucionet financiare jobankare përfshijnë një numër prej 13 shoqërish që kanë objekt të aktivitetit të tyre qiranë financiare, kredidhënien, transfertat e parave dhe shërbime të tjera më pak të rëndësishme. Veç treguesve sasiorë, institucionet financiare jobankare ruajnë parametra cilësorë të portofolit të kredisë shumë pozitive, krahasuar edhe me sistemin bankar. Në fund të vitit 2009, përqindja e kredisë me probleme ishte në nivelin 3.45%, me një rritje krejt të papërfillshme krahasuar me një vit më parë. Edhe rezultati financiar ishte përsëri pozitiv, ndonëse me një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2008. Fitimi neto i realizuar nga institucionet financiare jobanka gjatë vitit 2009, vlerësohet në rreth 788 milionë lekë, me një rënie prej 21% krahasuar me një vit më parë. Treguesi i kthimit nga aktivet pësoi rënie në 3.8%, nga 6.8% që ishte në vitin 2008.
Greqia rrit deri në 20 për qind taksat e automjeteve
Pas Shqipërisë edhe Greqia vendos të rrisë nga 7 deri në 20 për qind taksat vjetore të makinave (teli kikloforias), në bazë të vjetërsisë së makinës. Ndryshimet i vendosën mbrëmjen e së mërkurës Ministri i Financave, Jorgos Papakonstandinu dhe Ministrja e Mjedisit, Tina Birbili. Sipas gazetës “Proto Thema”, tarifat do të rriten sipas vjetërsisë së automjeteve. Për makinat që do të dalin për herë të parë në treg në vitin 2011, tarifat do të rriten në bazë të lëndës djegëse. Në këtë rast, do të kenë tarifa shumë të ulëta ose nuk do të paguajnë fare. Makinat që nxjerrin më pak se 100 mikrogram dioksid karboni për kilometër, pa luajtur rol teknologjia e makinës (hidrike ose jo) pasi lëndët ndotëse varen nga faktorë të tjerë, do të kenë taksa të ulëta. Për makinat që gjenden në qarkullim, është propozuar që të funksionojë shkalla e vjetër e taksave të vitit 2008 me rritje nga 7 deri në 20 për qind.

Shkurt//////////////////////////////////

26 Korrik 2010