E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasolini, pasionant dhe komunist



Njeriu që vdekja i ka mbetur mister, duke vënë në punë një shpurë shkrimtarësh për të zbërthyer veprën e tij në kode, për aventurën e fundit të neorealizmit italian - Paolo Pasolini, poet, kineast, piktor - një komunist me bindje, një ateist devijant, që besonte te Jezusi dhe dyshonte mbi qenien e tij - sot do t’i kushtohet një ditë në Tiranë. Instituti Italian i Kulturës, Biblioteka Kombëtare dhe Teatri Kombëtar i sjellin publikut shqiptar një personalitet që ndryshoi psikikën e italianëve

Njeriu që vdekja i ka mbetur mister, por që ka vënë në punë një shpurë shkrimtarësh për të zbërthyer veprën e tij në kode, për të zbuluar aventurën e fundit të neorealizmit italian - Paolo Pasolini, poet, kineast, piktor - një komunist me bindje, një ateist devijant, që besonte te Jezusi dhe dyshonte mbi qenien e tij - sot do t’i kushtohet një ditë në Tiranë.

Instituti Italian i Kulturës, Biblioteka Kombëtare dhe Teatri Kombëtar i sjellin publikut shqiptar një personalitet që tronditi psikikën e italianëve. Aktiviteti i parë është një konferencë me titullin “Pasolini, poeti i hirit”, e cila do të mbahet nga Roberto Kiesi, për të pasuar me ekspozitën fotografike “Ungjilli sipas Pasolinit”, në Bibliotekën Kombëtare dhe në mbrëmje në Teatrin Kombëtar do të jetë spektakli teatror me regji të Antonio Piovanelit, “Pasioni Pasolini”.

Pasolini ka lindur në Bologna në një familje tradicionale, që njihej si e majta e qyteteve italiane. Ai ishte i biri i togerit italian, i cili është i famshëm për shpëtimin e jetës së Musolinit, që u martua me një mësuese të shkollës fillore, Susanna Colussi, më 1921. Pasolini lindi më 1922. Familja e tij lëvizi në Coneglianome 1923 dhe dy vjet më vonë, për në Belluno, ku lindi një tjetër fëmijë, Guidalberto.

Në 1926, babai i Pasolinit, që u arrestua për borxhe kumari, dhe nëna e tij, u zhvendosën tek shtëpia e familjes së saj në Casarsa, në regjionin e Friuli.

Pasolini filloi të shkruajë poezi në moshën shtatëvjeçare, i frymëzuar nga bukuria e natyrës së Casarsa-s. Një nga ndikimet e tij të hershme ishin poezitë e Artur Rembosë. Më 1933 babai i tij u transferua për në Cremona, dhe më vonë për në Scandiano dhe Reggio Emilia. Pasolini e pati të vështirë të përshtatej me gjithë këto lëvizje, edhe pse ndërkohë tek ai nisi zgjerimi i poezisë së tij dhe leximeve letrare (nga Dostojevski, Tolstoi, Shekspiri etj) duke i munguar edhe ngrohtësia fetare e viteve të tij të hershme. Në Reggio Emilia në shkollën e mesme, ai takoi mikun e tij të vërtetë, Luciano Serra. Të dy u takuan përsëri në Bologna, ku Pasolini harxhoi shtatë vite për të përfunduar shkollën e mesme; këtu ai kultivoi pasionin e ri, duke përfshirë edhe futbollin. Me miqtë e tjerë, përfshirë Ermes Parini, Franco Farolfi, Elio Meli, ai formoi një grup dedikuar debateve letrare.

Me 1939, ai u diplomua dhe hyri në Kolegjin e Letërsisë në Universitetin e Bolonjës, duke bërë zbulime të reja në tema si filologji dhe estetiken e arteve figurative. Ai gjithashtu frekuentoi dhe klubet e kinemasë. Pasolini, gjithnjë tregojnë shokët e tij, kishte një pamje të jashtme të fortë, burrërore pas të cilit fshihet gjendja e tij e brendshme, e rëndë. Në vitin 1941, së bashku me Francesco Leonetti, Roberto Roversi dhe të tjerë ai u përpoq të publikojë një revistë për poezinë, por përpjekja e tij dështoi për shkak të mungesës së letrës. Në poezinë e tij, të kësaj periudhe, Pasolini filloi të përfshinte fragmentet në friulian, të cilën ai e pati mësuar nga nëna e tij.

Pas verës në Casarsa, në vitin 1941, Pasolini publikoi me paratë e tij koleksionin e poezive në friulian, një version në Casarsa. Puna e tij u vlerësua nga intelektualë dhe kritikë si Gianfranco Contino, Alfonso Gatto dhe Antonio Russi.

Edhe pikturat e tij u pritën gjithashtu shumë mirë. Pasolini ishte drejtor i revistës “The Sieve”, por u shkarkua pas konflikteve me drejtorin, i cili ishte një linjë me regjimin fashist. Një udhëtim në Gjermani e ndihmoi atë për të zbuluar statusin “provincial” të kulturës italiane në atë epokë. Këto përvoja e udhëhoqën Pasolinin për të rishikuar mendimet e tij rreth politikës kulturore të fashizmit dhe për të kaluar gradualisht në pozita komuniste.

Në vitin 1942, familja e tij u strehua në Casarsa, e konsideruar si një vend i qetë për të pritur përfundimin e luftës, një vendim i përbashkët midis familjeve dhe ushtrisë italiane. Këtu, për herë të parë, Pasolini përballet i alarmuar me pasionet erotike të cilat i ishin shtypur gjatë adoleshencës së tij. Ai shkruan: “Një shqetësim i vazhdueshëm, pa imazhe dhe fjalë goditën në tempujt e mi dhe më errësuan”.

Në javët e para të Luftës së Dytë Botërore, Pasolini u kap dhe u burgos nga gjermanët. Ai arriti të arratisej i maskuar si një fshatar dhe gjeti rrugën për në Casarsa. Këtu ai u bashkua me një grup të rinjsh, fansa të gjuhës friuliane, që donin t’i jepnin Casarsa-s statusin e kësaj gjuhe, të barabartë me dialektin zyrtar të Udines.

Ndërsa Casarsa u bombardua dhe u mbajt me forcë nga Republika Social-Italiane, si dhe aktiviteti partizan atje, Pasolini u përpoq të qëndronte larg nga këto ngjarje. Ai nisi punë në shkollën ku jepte mësim nëna e tij. Në këtë kohë ai përjeton dashurinë e tij të parë homoseksuale për një nga studentët e tij. Në të njëjtën kohë një nxënëse sllovene, Pina Kalch, kishte rënë në dashuri me Pasolinin. Por më 1945, vëllai i tij u vra në një kurth. Dhe vetëm gjashtë ditë më vonë, Pasolini dhe disa të tjerë u bashkuan në një shoqatë “Bashkimi për Autonominë e Friulit” për të themeluar Akademinë e Gjuhës Friuliane.

Akademia publikoi në 1946-n një koleksion me poezi të titulluar “Ditarët”. Në tetor ai kreu një udhëtim drejt Romës dhe në muajin maj niset të shkruajë të ashtuquajturat “Fletoret e kuqe”. Me ndihmën e akademisë do të botohen dy vepra të tij: drama “Kapelani” dhe përmbledhja poetike “Të qarat”.

Më 26 janar 1947, Pasolini shkroi një deklaratë kontroverse në ballinën e gazetës “Liberta”: “Në opinionin tonë, ne mendojnë që tani për tani vetëm komunizmi është i aftë të ofrojë një kulturë të re”. Polemika ishte pjesërisht për shkak të faktit se ai akoma nuk ishte një anëtar i Partisë Komuniste Italiane.

Ai kishte gjithashtu në plan për të zgjeruar punën e akademisë për të tjera gjuhë letrare romane, për të njohur në mërgim poetin katalan, Carles Cardo. Pas aderimit të tij në Partinë Komuniste Italiane, ai mori pjesë në disa demonstrata dhe në maj të 1949, mori pjesë në Kongresin e Paqes në Paris.

Në tetor të po këtij viti, Pasolini u akuzua për korrupsion dhe veprime të pahijshme ndaj të miturve në publik. Si rezultat i kësaj, ai u përjashtua nga seksioni i Partisë Komuniste në Udine dhe humbi vendin e punës si mësues, ku punonte prej një viti.

Në këtë situatë të vështirë Pasolini u vendos në Romë, bashkë me nënën e tij.

Ai e përshkroi, më vonë, këtë periudhë të jetës së tij, si një nga më të vështirat.

“Unë erdha në Romë nga një fshat friulian. I papunë për shumë vite, injorohem nga të gjithë, i copëtuar nga frika që të mos jem i detyruar të jetoj, por të jetë një jetë e nevojshme për mua”. Në vend të të kërkuarit për ndihmë nga shkrimtarët e tjerë, Pasolini preferoi të bënte jetën e tij, sipas mënyrës së tij.

Ai gjeti një punë si punëtor në një studio në Cinecitta dhe librat e tij u shitën në trotuaret e Romës.

Në këto vite, Pasolini transferohet në fshatin e tij friulian, për t’u inspiruar nga rrethinat e Romës, ku fshatrat famëkeqe, të varfra dhe emigrantë proletarë jetonin shpesh në kushte të tmerrshme shëndetësore dhe sociale.

Në vitin 1954 Pasolini lë mësimdhënien dhe transferohet në Monteverde ku publikon përmbledhjen e parë me poezi dialektike të titulluar “La meglior gioventu”. Nuk vonon as novela e tij e parë “Ragazzi di vita” që botohet në vitin 1955. Një sukses i dukshëm e shoqëron punën e tij, por që u prit pa ndonjë entuziazëm të madh nga qeveria italiane. Kështu, Pasolini shndërrohet në viktimë të akuzave të medias së shkruar. Më 1957-n, Pasolini së bashku me Sergio Siti shkruan dialogë në dialektin roman për filmin “Netët e Kabirias” të Federico Felini-t.

Kalojnë tre vjet dhe ai do të shfaqet për herë të parë si aktor në ekranin e madh me filmin “Il gobbo” (Kuriozja). Ndërkaq, filmi i parë i Pasolinit si regjisor dhe skenarist ishte “Accatone” në vitin 1961, i xhiruar në lagjet periferike të Romës. Pas këtij filmi pati shumë polemika e skandale. Në vitin 1963 vjen filmi “La ricotta”, i cili përfshihej në koleksionin e filmave rogopagë dhe që do të sekuestrohet. Pasolini reagon ndaj këtij akti duke e quajtur si fyerje që shteti italian bën kundrejt artistit. Që në vitin 1961, Pasolini niset për një udhëtim bashkë me Elsa Morante-n dhe Alberto Moravia-n drejt Indisë, Sudanit dhe Kenias, ndërsa në vitin 1963 do të udhëtojë edhe në Gana, Nigeri, Guine, Jordan e Izrael, ku filmon dokumentarin “Appunti për un’Orestiade africana”. Më 1968-n Pasolini merr pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia me filmin “Teorema”. Më 1970-n ai blen një kështjellë të vjetër pranë Vitebro-s ku shkruan novelën e tij të fundit, të titulluar “Petrolio”. Dy vjet pas këtij momenti Pasolini fillon bashkëpunimin me shoqatën ekstremiste të majtë “Lufta vazhdon”, e cila sponsorizon edhe dokumentarin “Bombardimi i Piaca Fontanës”. Po të njëjtin vit Pasolini do të bashkëpunojë edhe me gazetën më të rëndësishme italiane “Corriere della Sera”.

Pas gjithë kësaj karriere Pasolini vritet brutalisht, më 2 nëntor 1975 në plazhin Ostia, pranë Romës. Trupi i Pasolinit ishte shtypur në mënyrë makabre disa herë me një makinë. Pasolini u varros në Casarsa.

Por, shumë shpejt u gjend vrasësi, një i ri 17-vjeçar, Giussepe Pelosi, që u arrestua pas ngjarjes dhe rrëfeu vrasjen e Pasolinit.

Por tridhjetë vjet më vonë, në 7 maj 2005, ai rihap hetimet, për rrëfimin e tij, për të cilin tha se ai nuk ishte vrasësi, por ka bërë dëshmi të rreme nën presionin, kërcënimin dhe dhunën e familjes së tij. Ai pretendonte se tre persona "me një theks jugor" kishin kryer vrasjen, duke sharë Pasolinin si "komunist të pistë".

Vrasja ende nuk është sqaruar plotësisht. Shumë shenja tregojnë se nuk ka gjasa që Pasolini u vra vetëm nga Pelosi. Të tjera dëshmi zbuluar në vitin 2005 vënë në dukje se Pasolini duhet të jetë vrarë nga ndonjë shantazhist. Dëshmia nga miku i Pasolinit, Sergio Citti, tregoi se kjo ngjarje mund të lidhej edhe me një film të Pasolinit, me ditën kur ai e kishte lënë të takohej me disa hajdutë, për të cilët kishte një listë me emra. Ka të tjera teori për Pasolinin që mendohet se ka kërkuar ta vrasin për të vënë në skenë vdekjen e tij. Përkrahësit e kësaj teorie përfshijnë edhe një mik të jetës së Pasolinit, piktorin dhe shkrimtarin Giussepe Zigaina. Zigaina pohon se "Pasolini vetë ishte “organizatori” i vdekjes së tij, e cila, konceptuar si një formë e shprehjes, kishte për qëllim të jepte kuptimin e tij për të gjitha vuajtjet”.

Zigaina ka argumentuar se kishte qenë Pasolini që ka planifikuar vdekjen e tij për shumë vjet. Ky përfundim është një punë e gjatë e Zigaina-s, i cili tregon se ka kuptuar kodet që ka “mbjellë” Pasolini në veprat e tij, duke zbuluar se kur dhe si do të ndodhte vdekja. Alberto Moravia gjeti gjithashtu ngjashmëritë në mes vdekjes së Pasolinit dhe punës së tij. Në vitin 1977, Moravia shkroi një libër rreth vrasjes. Ai tha se e pranonte këtë fakt, duke iu referuar skenave të ngjashme të peizazheve që ka përshkruar Pasolini në dy novelat “Ragazzi di Vita” dhe “Una Vita violenta” (Një Jetë e dhunshme) dhe në një imazh të tij të parë të filmit nga Accattone. Në vitin 1964, ai drejtoi filmin bardhë e zi, “Ungjilli sipas Mateut”, i cili u konsiderua si një nga adaptimet më të mira kinematografike, që i bëhej jetës së Jezusit. Për këtë film Pasolini tha se po pasqyronte "pikëpamjet e besimtarit", por më vonë, me të përfunduar punën e parë, e pa me vend të thoshte se ai kishte shprehur bindjet e tij.

Më vonë filmat u përqendruan në seks - ngarkuar me tema folklorike. Këta filma janë grupuar si trilogji e “Jetës”. Puna e tij finale është “Salò” (ose 120 Ditët e Sodomit, 1975), një film eksplicit dhe me skena të dhunshme dhe sadiste. Duke u bazuar në romanin “120 Ditët e Sodomit” nga Markez de Sade, konsiderohet si një nga filmat më kontroversë. Në maj 2006, “Time Out Guide” e ka quajtur atë, si filmin më të debatueshëm të të gjitha kohërave.

Si regjisor, Pasolini dha realitetin e trishtë, të zymtë, duke krijuar aventurën e neorealizmit. Shumë njerëz nuk dëshirojnë të shohin të tilla portretizime në punën artistike, e sidomos për shpërndarjen e tyre publike.

Edhe veprat e tij me poezi aplikojnë realitete mizore, duke shtyrë në reagime se realitete të tilla janë më pak të largëta nga ne, sesa mund të imagjinojmë, por që në fund të fundit konsiderohen si një kontribut i madh për të ndryshuar psikikën e italianëve.

Gjithashtu, Pasolini qe ndër ata ithtarë të konceptit "sacredness” natyrore me idenë se bota është e shenjtë edhe në vetvete. Ai sugjeroi se nuk ishte nevoja për esencën shpirtërore ose mbinatyrore për të arritur këtë status. Pasolini ishte një ateist devijant.

Pasolini ishte kritik i flaktë i konsumizmit d.m.th., e kishte fjalën për konsumizmin që kishte shkatërruar shoqërinë italiane në fund të viteve ’60 dhe fillim të ’70-s. Ai ishte veçanërisht i shqetësuar për klasën e proletariatit, të cilën e portretizoi në “Accattone”, për të cilën ai ndjeu të dyja, bashkëtërheqjen seksuale dhe artistike. Pasolini e kundërshtoi zhdukjen graduale të dialekteve italiane, duke shkruar disa nga poezitë e tij në friulian, që ishte gjuha e fëmijërisë së tij.

Përgatiti: Violeta Murati

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›