E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stamboll, kmonferencë për Somalinë dhe qeverisjen funksionale



Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, ka ndjekur në Stamboll punimet e konferencës për Somalinë. Qëllimi i takimit është të gjejë rrugët për t’i dhënë fund kaosit e dhunës në këtë vend si dhe vendosjen e një qeverisje funksionale. Në agjendë janë çështjet e sigurisë dhe një platformë për të rindërtuar vendin e shkatërruar afrikan. Somalia ka rritur shqetësimet në mesin e bashkësisë ndërkombëtare, pasi është kthyer dhe në një bazë për piratët që sulmojnë anijet tregtare dhe jo vetëm.

Etiopi
Luftë në kufirin me Somalinë, 13 të vrarë

Nga luftimet mes forcave somaleze dhe atyre të Etiopisë, të cilat kanë kaluar kufirin kanë mbetur 13 të vdekur. Banorë të zonës kufitare bënë të ditur se tre ushtarë etiopiane dhe të paktën 10 banorë të rajonit të Buhudllit mbetën të vrarë si pasojë e të shtënave. Ndërsa sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, trupat ushtarake etiopiane hynë në mënyrë të rregullt në Somali për të luftuar militantët islamikë. Dyshohet se është hera e parë që ata janë ndodhur në rajone gjysmëautonome të Somalialend, zonë që konsiderohet më e sigurt se vetë Somalia.

Përgatiti: Blerina Olldashi

24 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›