E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pastrimi i politikës i shërben të ardhmes euro-atlantike”

PDK mbledh kryesinë në Fier, Anton Gurakuqi rikonfirmon aleancën me PD-në

TIRANE - Partia Demokristiane në kuadër të reformimit të strukturave në prag të hyrjes në vitin elektoral, zhvilloi dje një takim me kryesinë e saj në qytetin e Fierit. 
Gjatë këtij takimi, ku merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e shoqatës së ish- të persekutuarve, kreu i PDK-së Anton Gurakuqi deklaroi, se viti 2009 duhet të jetë viti i një ere të re ndryshimi, progresit ekonomik dhe i standardizimit të shoqërisë shqiptare, ndërsa ndershmëria para qytetarëve do të jetë lajtmoviti politik i Partisë Demokristianëve.
Për sa u takon zgjedhjeve të ardhshme kuvendore dhe rritjes së cilësisë në politik bërje, kreu i demokristianëve u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2009, politika shqiptare duhet të divorcohet njëherë e mirë nga ndotjet politike, pazarexhinjtë dhe nga personat që deri më tani nuk kanë dhënë asnjë kontribut për politikën, qytetarët dhe gjithë shoqërinë shqiptare.
Në vijim, Gurakuqi siguroi se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një bashkëpunim të plotë me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj, për të korrur në mënyrë të bindshme fitoren e zgjedhjeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›