E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastruan 500 mijë USD me naftën, 3 në pranga

Tre persona u arrestuan, ndërsa 11 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë nga Policia dhe Prokuroria e Fierit, për një skemë disamilionëshe të evazionit fiskal në dëm të shtetit, me vlerën e së paku 150 mijë dollarëve shmangie.Prokuroria e Përgjithshme dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit në dy deklarata të ndara nga njëra-tjetra, informuan dje në lidhje me operacionin e koduar me emrin Kompania Guaskë. Sipas burimeve zyrtare, gjatë aksionit u ekzekutua masa e sigurisë arrest me burg për tre shtetas, ndërsa për dy të tjerë u verifikua prezenca dhe iu njoftua  masa e sigurisë detyrim paraqitje. Besnik Murataj, 37 vjeç, inspektor në Portin e Durrësit, së bashku me ekonomistin Ervis Sinanaj, 32 vjeç dhe shtetasin Dylejman Qerimi, janë arrestuar. Masa e sigurisë detyrim paraqitje iu komunikua ndërkohë edhe shtetasit Vangjel Profka, shofer dhe Sotiraq Sallaku, po ashtu shofer.
Evazioni fiskal
Në prill të këtij viti, Prokuroria filloi hetimet, pasi mësoi se shtetasi Besnik Murataj, në bashkëpunim me Ervis Sinanajn dhe Dylejman Qerimin krijuan një shoqëri tregtare Guaskë, inekzistente. Ata e regjistruan këtë shoqëri në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, me administrator shtetasin Selman Doçi. Shoqëria mori emrin Mobil Albania, me numër NIPT L02806405S, me objekt veprimtarie private në fushën e tregtisë me shumicë e pakicë, import-eksport të prodhimit të mobilieve, mallrave të ndryshëm industrialë, mobilie zyrash, prodhim dhe tregtim materialesh ndërtimi. Sipas hetimeve të Prokurorisë, kjo shoqëri është krijuar prej të akuzuarve me qëllim futjen në qarkullim dhe mbulimin e natyrës së krijimit të shumës se lekëve prej 500 mijë dollarë. Sipas hetimeve të Prokurorisë, shoqëria fantazmë e krijuar nga të dyshuarit, Mobil Albania, rezulton të ketë kryer blerje te naftës bruto te shoqëria Stream Oil Gas, l.t.d, në shumën prej 310 mijë dollarë. Kjo shoqëri (Mobil Albania) ka bërë blerje të naftës bruto nga muaji MajGusht të vitit 2010 te subjekti Stream Oil Gas l.t.d, në shifrën 33.9 mijë dollarë, që i korrespondon sasisë 1 476 743 litra naftë bruto. Çmimi i blerjes së naftës, referuar aktit të konstatimit, është 23 lekë/kg. Sipas Prokurorisë, subjekti Mobil Albania ka shitur 210 181 m3 naftë, me çmimin 46 lekë/kg, që kap vlerën 9 668 331 lekë. Prokuroria tha se ky subjekt nuk ka deklaruar shitje sasinë prej 1 266 562 tonë. Po ashtu, shoqëria Mobil Albania ka shmangur të gjitha detyrimet tatimore, të detyrueshme për tu paguar. Kështu, nuk rezulton të jetë paguar akciza e pagueshme për sasinë e shitur prej 1 476 743 lëndë djegëse, në bazë të ligjit Nr. 8976, datë 12.12.2002, Për akcizën në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar.

Të akuzuarit
1. Besnik Murataj, inspektor në Portin e Durrësit, i dyshuar për veprat penale të Pastrimit të produkteve të veprës, në bashkëpunim dhe Mashtrimit, në bashkëpunim.

2. Dylejman Qerimi, shofer, i dyshuar për veprat penale të Pastrimit të produkteve të veprës penale, në bashkëpunim dhe Mashtrimit, në bashkëpunim.

3. Ervis Sinanaj, ekonomist, i dyshuar për veprat penale të Pastrimit të produkteve të veprës penale, në bashkëpunim dhe Mashtrimit.

4. Vangjel Profka, dyshuar për veprat penale të Moskallëzimit të krimit, Falsifikimit të formularëve, vulave dhe stampave, dhe Deklarimit të rremë përpara prokurorit.

5. Sotiraq Sollaku, i dyshuar për veprat penale të Moskallëzimit të krimit, Falsifikimit të formularëve, vulave dhe stampave, dhe Deklarimit të rremë përpara prokurorit.

11 ne hetim
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit deklaroi dje se, pas kryerjes së operacionit Kompania Guaskë, edhe 11 persona po hetohen me akuzën e bashkëpunimit në kryerjen e veprave penale të pastrimit të parave, mashtrimit dhe falsifikimeve. Sipas Policisë, vepra penale është kryer gjatë 4 muajve, ndërkohë që në realizimin e skemës së mashtrimit kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm personash, siç dyshohet, 16 të tillë, përfshirë të arrestuarit dhe personat në hetim.

Ekonomisti
E gjithë mënyra e shmangies së detyrimeve fiskale, tatimore dhe shmangia e pagesave të sigurimeve shoqërore në aktivitetin e shit-blerjes së naftës së papërpunuar (nafta Virgin) është realizuar nga ekonomisti Ervis Sinanaj. Sipas Policisë dhe Prokurorisë, ky shtetas ka mbajtur dokumentacionin e veprimtarisë ekonomike dhe financiare të kompanisë, e cila ka futur në veprim 310 mijë dollarë dhe ka arritur fitim bruto 150 mijë dollarë, duke përfshirë faktin se nuk kishte derdhur detyrimet.

Dëmi ndaj shtetit 150 mijë USD

FIER Një shumë prej 150 mijë dollarësh duhej të ishte arkëtuar në formën e tatimit dhe TVSH-së në arkën e shtetit nga veprimtaria e biznesit të kompanisë, e cila ka ekzistuar në mënyrë fiktive, pa u regjistruar në Tatim-Taksa. Sipas Prokurorisë, kjo shoqëri nuk ka paguar as TVSH, tatimin mbi të ardhurat apo sigurimet shoqërore, duke shmangur në këtë mënyrë të gjitha detyrimet ligjore, që kapin shumën 15 986 415 dollarë. Sipas Prokurorisë, kjo shoqëri është krijuar për të shmangur të gjitha detyrimet tatimore, të cilat kapin vlerën 15 986 415 dollarë (fshehje akcize + tatim fitimi + TVSH + sigurime shoqërore).

I papuni i varfër që u emërua president i kompanisë së naftës
Tre personat e arrestuar në Fier ditën e djeshme kishin gjetur një mënyrë origjinale për drejtimin e kompanisë fantazmë që kishin krijuar. Ata kanë siguruar një person të papunë dhe në gjendje të vështirë ekonomike, shtetasin Selman Doçi, të cilit i kanë premtuar që në shkëmbim të krijimit të kësaj shoqërie dhe pranimit nga ai për të shkruar emrin si drejtues, do ti krijonin atij një shoqëri tjetër të vetën, ku fitimet do ti kishte të gjitha për vete. Sipas Prokurorisë, mësohet se shtetasi Selman Doçi ka marrë edhe pagesën mujore 100 mijë lekë, në mënyrë që të paraqitej në Fier për plotësimin e dokumenteve dhe realizimin e procedurave. Sipas hetimeve, shtetasi Dylejman Qerimi ka shërbyer si ndërmjetës kryesor për të lidhur shtetasin Besnik Murataj me shtetasin Selman Doçi, që fiktivisht u bë president i kompanisë. Dylejmani është favorizuar për të bërë ndërlidhjen, nisur nga fakti që me Selmanin njiheshin se ishin bashkëfshatarë dhe kishte dijeni për gjendjen e vështirë të tij ekonomike. Po ashtu, i gjithë dokumentacioni është përpiluar nga shtetasi Ervis Sinanaj, me profesion ekonomist dhe me njohuritë e duhura ligjore. Të gjitha transaksionet bankare janë kryer nga shtetasi Ervis Sinanaj, ndërkohë që janë nënshkruar nga ana e shtetasit Selman Doçi. Shtetasi Ervis Sinanaj, veprimet bankare i ka kryer në BNT, duke u ndihmuar nga fakti se drejtor i kësaj banke ishte vëllai i tij, shtetasi Ilir Sinanaj. Hetimet në lidhje me këtë procedim janë në vazhdim për persona të tjerë si  të implikuar në lidhje me këtë ngjarje, tha Prokuroria.

Hetim rimbursimit për naftën Virgin

I akuzuari, Hajri Elezaj

Çdo kompani shqiptare, që eksporton jashtë vendit mallra dhe produkte, përfiton nga shteti shqiptar rimbursimin e pagesës së akcizë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›