Pastrueset e QSUT, page per 18 muaj
Drejtues te sindikates se mjekeve dhe infermiereve i kane kerkuar Drejtorise se Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" nenshkrimin e nje kontrate per ripunesimin e 112 punonjeseve sanitare te pushuara nga puna. Nderkohe qe, keto te fundit kane pohuar se nuk do te largohen nga vendi i punes, por do ta mbrojne ate, pasi eshte e vetmja e ardhur financiare qe kane per familjet e tyre.
Kontrata
Sipas kerkesave te sindikates, kjo kontrate pritet qe te permbaje nje pagese te plote per 6 muaj, si dhe asistence per nje periudhe njevjecare. Nderkohe qe nje tjeter pike e kontrates qe pritet te nenshkruhet gjate ketyre diteve do te jete edhe ripunesimi i ketyre punonjeseve ne spitalin e ri, qe eshte duke u ndertuar. "I kemi kerkuar drejtorise nenshkrimin e nje kontrate me shkrim, e cila te permbaje disa kushte kryesore. E para eshte qe sanitaret te paguhen per 6 muaj me page te plote dhe me pas nje vit me asistence, nderkohe qe me hapjen e spitalit te ri, vitin e ardhshem, te jene keto sanitare qe te punesohen. Sipas organikes se parashikuar, ky spital ka nevoje per 100 punonjes dhe kontrata qe duam ne te nenshkruajme te permbaje ripunesimin e ketyre punonjeseve ne spitalin e ri", eshte shprehur kryetari i sindikates se infermiereve, Sabri Skenderi. Sipas tij, takimi i realizuar me drejtuesit e QSUT-se gjate dites se djeshme ka qene per nenshkrimin e kesaj kontrate dhe vendosjen e kushteve, dhe jo per te sqaruar vendimin e largimit te punonjeseve nga puna. Nga ana tjeter, burime nga Ministria e Shendetesise kane pohuar se eshte vete drejtoria e QSUT-se, ajo qe miraton organiken dhe numrin e personelit, nderkohe qe ministria vetem firmos per keto vendime.
Protesta
E ndersa dy institucionet me te larta shendetesore, pikerisht Ministria e Shendetesise dhe Drejtoria e QSUT-se nuk kane dhene nje sqarim per largimin e 112 sanitareve nga puna, keto te fundit kane vazhduar te protestojne edhe gjate dites se djeshme. Te vendosura perpara dyerve te administrates se QSUT-se kane rikerkuar sqarime, por ka qene vetem nje roje privat, i cili u tregonte nese drejtuesit ishin ose jo brenda ketyre ambienteve. "Kemi ardhur perseri te kerkojme sqarim, perse jemi larguar nga vendi i punes. Une kam 15 vjet qe punoj ne spital, nderkohe qe vijne shume punonjes te tjere, qe sapo kane filluar pune. Keshtu, te spitali francez jane me dhjetera punonjese te reja qe sapo kane filluar. Kjo do te thote se do te na heqin ne dhe te sjellin te tjera, por ne nuk largohemi, do te mbrojme vendin e punes", kane pohuar sanitaret e sherbimit te kirurgjise dhe imazherise. Sipas te dhenave nga Drejtoria e QSUT-se, gjate kesaj jave do te perfundoje edhe largimi i 64 punonjeseve te tjera nga te gjitha pavijonet e spitaleve. Pavaresisht se per kete vit ishte parashikuar largimi nga puna i 54 sanitareve, rishikimi i struktures se numrit te punonjesve te QSUT-se ka detyruar drejtorine per largimin e 112 prej tyre, ku 48 te parat ishin nga pavijonet e kardiokirurgjise dhe imazherise. Nderkohe qe shume ambiente te imazherise sot kane mbetur pa pastruar pasi punonjeset ishin te vetme, pa kolege ne pune.