E Diel, 1 Nëntor 2026

Shendetesia eshte e nenvleresuar dhe i kane munguar investimet

Ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, por edhe ish-ministra, fajesojne nen financimin per situaten ku ndodhet shendetesia shqiptare. Nard Ndoka deklaron se qeveria aktuale e ka prioritet shendetesine vetem ne letra, pasi buxheti qe i jep eshte nga 2-5 here me i ulet se vendet e tjera te rajonit. "Edhe ne mandatin e kesaj qeverisjeje prioritare jane rruget, dihet qe edhe buxheti shtese qe kaloi ne parlament perseri ka prioritet Ministrine e Transporteve. Edhe nje vit te vetem, sistemi shendetesor nese ka nje financim te kenaqshem ne parametrat e larta se ai ekzistues, ku tu kushtohet nje vemendje pajisjeve mjekesore, kualifikimi i mjekeve dhe nje vemendje me e vecante per pagesat e personelit shendetesor do te kete nje ngritje te sistemit shendetesor", eshte shprehur Ndoka. Nderkohe ish-ministri i Shendetesise, Gjergj Koja, pohon se edhe gjate qeverisjes se socialisteve, vemendja nuk ka qene asnjehere te shendetesia. Nje tjeter ze qe pranon nen financimin eshte edhe kryetari i Komisionit te Shendetesise, Tritan Shehu, i cili thote se duhet te gjenden rruge alternative pertej buxhetit te shtetit. Ndoka, Koja e Shehu deklarojne se, ne kete pike, ku ka arritur shendetesia shqiptare, nuk duhet hapur lufte me bluzat e bardha. Sipas tyre, fenomeni i korrupsionit eshte pasoje e sistemit te pa reformuar.

Prej me shume se tre muajsh, sistemi shendetesor eshte ne krize. Fillimisht me mungese te ilaceve me pas me shperthime te ujerave te zeza, apo mungese te ujit te pijshem dhe me se fundmi shperthime te infeksioneve spitalore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›