E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasuritë, 150 zyrtarët që i nënshtrohen kontrollit të plotë

Dhjetëra zyrtarë të lartë janë tanimë objekt i një hetimi të imtësishëm të deklaratave të tyre të pasurisë. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive organizoi dje shortin për përzgjedhjen e 4 për qind të numrit të përgjithshëm të deklaratave periodike që do të kalojnë për kontroll të plotë. Lista me 152 personat përmban emrin e drejtorit të kabinetit të Kryeministrit Arben Imami.

Emrat

Në kategorinë e deputetëve figurojnë Paskal Milo, Blendi Klosi, Gëzim Musabelliu dhe Sami Gjergji. Të njëjtin fat kanë pasur dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese; Vitore Tusha dhe Kujtim Puto. Një emër VIP është edhe ai i bashkëshortit të kryeprokurores Ina Rama, Agron Nuredini. Hetim me hollësi do t‘u bëhet edhe deklaratave të pasurisë së Ilir Shurdhit, këshilltar në Gjykatën Kushtetuese, Guxim Zenelajt, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Shorti ka kapur sakaq, Gazmend Turdiun, ambasador i vendit tonë në Gjermani ashtu sikurse Mimoza Halimin ambasadorja në Belgjikë dhe konsulli në Janinë, Esheref Shehu. Lista vijon me; Ilir Shehun, kryetar i Këshillit Drejtues të ERT-së; Ilir Kokona, kryetar i minibashkisë nr.3; Stavri Ristani zv.ministër i Punëve Publike; Bujar Rami D.P. Tatimeve, zv/kryetar dege, Tiranë; Nexhat Hajdarini, Ministria e Drejtësisë, këshilltar; Dashnor Çaushi Min. e Mbrojtjes, ish-drejtor i Logjistikës. Pjesa dërrmuese e personave janë doganierë, prokurorë, tatimorë, gjyqtarë dhe kryetarë entesh dhe komunash në rang vendi.

Procedura

Kjo procedurë zhvillohet për herë të tretë dhe është detyrim i përcaktuar në nenin 17, pika 3 e ligjit "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike". Përzgjedhja e një zyrtari/deklarate, në një vit, nuk e përjashton zyrtarin/deklaratën nga shorti për vitin pasardhës". Inspektorati i Lartë nënshkroi dje një Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë e Integritetit Kombëtar të Republikës së Rumanisë. Në qendër të marrëveshjes së firmosur nga inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së, Fatmira Laska, dhe Presidenti i Agjencisë së Integritetit të Rumanisë, Alexandru Catalin Macovei, është krijimi i partneritetit me qëllim bashkërendimin e përpjekjeve të të dy institucioneve për përmirësimin e veprimtarisë në kuadër të luftës kundër korrupsionit, zgjidhjen e konfliktit të interesave, si edhe integritetin e nëpunësve publikë dhe zyrtarë të lartë. Në vijim të Memorandumit të Bashkëpunimit, palët do të ndërmarrin veprime në shkëmbim të informacionit, në lidhje me përpjekjet për parandalimin dhe luftën e formave më të ashpra të korrupsionit.

Shorti

Procedura e ndjekur nga inspektorati

Në total, në short u përfshinë 3800 deklarata periodike, nga të cilat u përzgjodhën 4 për qind ose 152, të cilat kalojnë në kontroll të plotë. Në këtë listë përfshiheshin të gjitha kategoritë e zyrtarëve, nga nivelet e larta deri te nivelet më të ulëta të zyrtarëve që mbartin detyrim për deklarim. Një pjesë e deklaratave u përkasin zyrtarëve që aktualisht nuk janë më në funksione publike, por që kanë mbajtur poste në të cilat mbartnin detyrim për deklarim të pasurisë deri më 31 dhjetor 2007.

TABELA

Pjesë nga lista me 152 zyrtarët e lartë

ARBEN IMAMI Këshilli i Ministrave Drejtor Kabineti

ILIR SHURDHI Gjykata Kushtetuese Këshilltar

PASKAL MILO Kuvendi i Shqipërisë Deputet

BLENDI KLOSI Kuvendi i Shqipërisë Deputet

GËZIM MUSABELLIU Kuvendi i Shqipërisë Deputet

SAMI GJERGJI Kuvendi i Shqipërisë Deputet

VITORE TUSHA Gjykata Kushtetuese Anëtar-Gjyqtar

AGRON NUREDINI D.P. Policisë së Shtetit Drejtor Drejtorie

GUXIM ZENELAJ Këshilli i Lartë i Drejtësisë Anëtar GAZMEND TURDIU Min. e Jashtme, Ambasador-Gjermani

KUJTIM PUTO Gjykata Kushtetuese Anëtar

LORANA KASAPI Avokatura e Shtetit Avokat Shteti

MOISI PIPERO D.P. Doganave, zv/drejtor i Përgjithshëm

ROBERT SHAMO D.P. Pol. së Shtetit Komandant Delta Force

ILIR SHEHU ERT, Kryetar i Këshillit Drejtues

ILIR KOKONA Bashkia Tiranë Kryetar Nj.Bashkiake nr.3

STAVRI RISTANI Ministria e Punëve Publike, Zv/Ministër

BUJAR RAMI D.P. Tatimeve Zv/Kryetar Dege Tiranë

KALIONA NUSHI Gjykata Kushtetuese Këshilltar Tiranë

NEXHAT HAJDARI Min. e Drejtësisë Këshilltar

DASHNOR ÇAUSHI Min. e Mbrojtjes Ish-drejtor i Logjistikes

ESHEREF SHEHU Ministria e Jashtme Konsull Janinë

MIMOZA HALIMI Ministria e Jashtme Ambasador-Belgjikë

BESIM YMAJ Ministria e Drejtësisë Drejtor

FRAN GJINI Ministria e Mjedisit Drejtor i Auditit

ELFRIDA ZEFI Prefektura Korçë Prefekt

MUHARREM KAJOLLI Ministria e Mbrojtjes Drejtor

AGIM PASHOLLI Ministria e Jashtme Drejtor

MARIN BIÇOKU Ministria e P. Publike Drejtor

DORIAN DELTINA Ministria e Financave Drejtor

SELAMI XHEPA Këshilli i Ministrave Kësh. Kryemi.

ISLAM LAUKA Ministria e Jashtme Drejtor

DORINA LEKA Bashkia Tiranë Drejtor i Auditimit

MILBANA TRESKA Ministria e Financave Drejtor

FERDINANT NUKU Shërbimi Informativ Shtetëror Drejtor

EDUARD ELEZAJ Enti Rregullator i Energjisë Drejtor

KOSTANDIN KAZANXHI Komisioni Shërbimit Civil Anëtar

PETRIT GJOKUTA Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Drejtor

MERITA SANXHAKU Avokati i Popullit Drejtor Personeli

OLSION ÇELA Prokuroria e Krimeve të Renda, Prokuror

MARIETA ZAJMI Prokuroria e Rrethit Prokuror Tiranë

LLAMBI BAKO Prokuroria e Rrethit Prokuror Tiranë

ARMAND GURAKUQI Prokuroria e Rrethit Prokuror Tiranë

KASEM BERBERI Prokuroria e Përgjithshme, Prokuror

SHEFKIE DEMIRAJ Gjykata e Rrethit Gjyqtar Tiranë

TEUTA HOXHA Gjykata e Rrethit Gjyqtar Tiranë

FAHRIJE STRINGA Gjykata Rrethit Gjyqtar Tiranë

XHEVDET MEHMETAJ Min. e Bujqësisë Drejtor Kabineti

VALDETE HOXHA Gjykata Ushtarake e Apelit Tiranë

FATOS BUNDO Min. e Drejtësisë Drejtor



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›