Vazhdon skandali i vajit me lubrifikant
Një sasi prej 1000 tonësh mbërriti në portin e Pireut paraditen e se hënës, ndërsa një tjetër sasi prej 1200 tonësh pritet të mbërrijë po në të njëjtin port nga Holanda brenda kësaj jave. Zyrtarë të Doganës së Pireut njoftuan se kanë marrë urdhër të bllokojnë këtë sasi vaji. Edhe kjo sasi është prodhuar në Ukrainë dhe ka hyrë në Evropë si pjesë e një sasie prej 12 mijë tonësh, dërguar në Holandë dy muaj më parë. Ende nuk dihet nëse Holanda e ka bllokuar sasinë e vajit të mbërritur në portet e saj.
Inspektorati i Ushqimit pranë Ministrisë greke të Bujqësisë njoftoi se këto sasi e vaji luledielli do të bllokohen deri në kryerjen e analizës së plotë të përbërësve të tyre. Sasia e vajit lubrifikant me përbërje luledielli, të shitur në tregun grek dhe shqiptar, është rreth 10% të sasisë, por ende nuk dihen efektet. Deri tani janë bllokuar rreth 8000 tonë vaj nga 12000 të importuar.