Pasuritë, ILDKP: Të ashpërsohet ligji
Ndryshimi në ligjin për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë do të jetë një ndër nismat e para që do të shqyrtojë
legjislatura e re parlamentare. Edhe pse i cilësuar si një ndër ligjet më të forta, të paktën në rajon, duket se ai ka ende nevojë për të bërë përmirësime. Institucioni i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, do të mundësojë përmirësimin e këtij ligji përmes propozimeve konkrete. Fakti është pohuar edhe nga kreu i këtij institucioni, Adriatik Llalla. "Nga diskutime me homologë të huaj rezulton se ligji shqiptar për deklarimin e pasurive dhe për parandalimin e konfliktit të interesave është ndër më të fortët në vendet e rajonit, por edhe më gjerë. Megjithatë, praktika e deritashme na ka bindur se ka ende vend për ndryshime e përmirësime. ILDKP, me mbështetjen edhe të OSBE-së, shumë shpejt do të kërkojë amendamentimin e ligjit në disa pika, të cilat i konsiderojmë delikate", deklaroi Llalla.
Sakaq, ai zbardhi edhe disa prej pikave ku synohen të bëhen këto ndryshime. "Ajo që mund të shpreh në vija të përgjithshme është fakti që do të synojmë në forcimin e sanksioneve administrative e penale për këdo që tenton të krijojë pasuri, duke përfituar në mënyrë të padrejtë nga fondet publike", vijoi kreu i ILDKP-së.
Llalla, në detyrën e kryeinspektorit pranon se ka zyrtarë që tentojnë që të fshehin pasurinë, duke përfituar nga fondet publike, ndërsa rastet e evidentuara janë denoncuar në prokurori.
"Nuk mund të përgjithësohet. Por, as nuk mund të mohohet që ka zyrtarë, që tentojnë ta fshehin pasurinë e krijuar në mënyrë jo të ligjshme, duke përfituar nga fondet publike. Për raste të evidentuara dhe të provuara me dokumente shkresore, ne i jemi drejtuar organit të Prokurorisë për ndjekje penale. Gjatë vitit 2009, ne kemi kërkuar kallëzim penal për 14 zyrtarë. Pavarësisht këtyre shifrave, natyrisht mund të themi se ka ende shumë punë për të arritur krijimin e një administrate të pastruar nga elementi korruptiv", vijoi Llalla. Megjithëse pak muaj më parë, ky institucion shprehu pakënaqësi nga puna e prokurorisë. Sipas Llallës, Prokuroria bën shqyrtim selektiv të kallëzimeve që ky institucion ka bërë për zyrtarë të lartë. "Në disa raste, për të cilat ne kemi paraqitur kallëzim në organet e prokurorisë, disa zyrtarë janë dërguar për gjykim. Vlen të theksoj se prokuroria s‘ka qenë në të gjitha rastet e paanshme në trajtimin e rasteve që u kemi dërguar. Në rastet e zyrtarëve të lartë ka pasur trajtim të njëanshëm, duke i lehtësuar", është shprehur ai. Duke bërë bilancin e kësaj nisme që ka vite që zbatohet në Shqipëri ILDKP-ja ka dalë në përfundimin se vihet re një ndërgjegjësim i zyrtarëve të nivelit të lartë për plotësimin e deklarimeve. "Mund të konsiderojmë parregullsi dhe vështirësi në plotësimin e deklarimeve vetëm nga zyrtarë të nivelit të ulët të zonave periferike", shprehet Llalla. Në vlerësimin e tij, të gjithë zyrtarët e tjerë përmbushin detyrimin e tyre sipas ligjit. Ne kemi bashkëpunuar shumë me median dhe shoqërinë civile, kemi marrë informacione nga numri ynë pa pagesë. Në rastet e politikanëve të nivelit të lartë, kur qytetarët sjellin informacion se fshihet pasuria, gjithçka është ballafaquar me zyrtarët", konstaton ILDKP.